Title : | Aplikimi i TIK-ut në menaxhimin e shkollave (analizë e softuerëve për orare) : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Sinan Dermala, Dissertant ; Artan Luma, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Shkencave të Komunikimit dhe Teknologjive - UEJL, Tetovë | Publication Date: | 2018 | Pagination: | 66 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Rezyme
Është evidente fakti se vendet e zhvilluara i japin përparësi aplikimit të TIK-ut në procesin e menaxhimit të shkollës, e posaçërisht në hartimin e orareve mësimore. Kjo çështje, në Kosovë, nuk është aspak e trajtuar madje, mungon edhe në agjendat e udhëheqësve arsimorë për të marrë hapa konkret në këtë drejtim. Ky studim ka për qëllim të trajtojë procesin e aplikimit të TIK-ut në menaxhimin e shkollave (analizë e softuerëve për orare), duke marrë si rast studimi Shkollën e Mesme "Xhelal Hajda - Toni" në Rahovec. Ky studim ka një rëndësi të veçantë për disa arsye: së pari ai hedh dritë mbi praktikat aktuale të cilat përdoren për krijimin e orareve mësimore. Deri më tani nuk ka kontribute në këtë drejtim. Së dyti, me qëllimin për të qenë sa më i thelluar dhe jo sipërfaqësor, studimi përfshin vetëm Shkollën e Mesme “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec. Përfshirja e shkollave të tjera në Komunën e Rahovecit do të kërkonte kontribut disavjeçar. Së treti, studimi përbën një përpjekje për hulumtimin e një dukurie për të cilën ka një ndjeshmëri të lartë shoqërore. Hipoteza e përgjithshme e këtij studimi është: Shkolla e Mesme “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec, posedon mundësitë e TIK-ut për një menaxhim të suksesshëm të shkollës, përkatësisht të përpilimit të orareve mësimore . Përzgjedhja e metodave për realizimin e këtij studimi është bazuar dhe përshtatur sipas natyrës së hulumtimit. Është përdorur metoda empirike, me ç’rast kemi përdorur të dhëna sasiore (anketa) dhe cilësore (intervista) si dhe metoda krahasuese ku kemi bërë krahasime me Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale "Selajdin Mullabazi - Mici" në Rahovec. Hulumtimi do të shërbejë si pikënisje për Shkollën e Mesme "Xhelal Hajda - Toni" në Rahovec, por edhe për shkollat tjera në Kosovë, për të ndërmarrë hapa konkretë drejt aplikimit të TIK-ut në menaxhimin e shkollës, përkatësisht në krijimin e orareve mësimore. Fjalët kyçe: TIK; Shkolla; Orari shkollor, Orari. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_107870.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18410 |
|