Abstract: | Parathënie
Ajo çka më frymëzoi që të studioj këtë temë është vetë institucioni i vetëqeverisjes lokale i cili ka kaluar nëpër disa faza të reformimit të tij duke filluar që nga ligji për vetëqeverisje lokale i cili u miratua në vitin 2002, ligji për ndarje territoriale i cili u miratua në vitin 2005 si dhe përparsitë dhe mangësitë e këtyre ligjeve që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me jetën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë veçanërisht atyre shqiptar. Duke u nisur nga fakti që decentralizimi paraqet edhe konceptin primar demokratik pushteti më afër qytetarit si dhe aspektin juridiko normativ i rregulluar me dispozitat pozitive të Republikës së Maqedonisë, në këtë punim shkencor do ti trajtoj të gjitha aspektet teorike, praktike, normativo-politike duke u bazuar kryesisht në kartën evropiane për vetëqeverisje lokale, kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. Decentralizimi i Republikës së Maqedonisë paraqet edhe një sfidë të re të shqiptarëve në këto troje pasi që edhe pse është një çështje e rregulluar me Kushtetutën si akt më të lart juridik dhe pastaj edhe me amandamentet kushtetuese të vitit 2001, përsëri shqiptaret nuk i gëzojnë këto të drejta që buron vetëqeverisja lokale duke përfshirë decentralizimin në arsim, financa, pasi që kryesisht komunat shqiptare ballafaqohen me një pushtet centralist i orientuar me një diskriminim etnik. Shpresoj që në këtë punim shkencor do ti trajtojmë këto problematika dhe do të shërbeje si një punim i cili mund të përdoret në të ardhmen për reformat e mëtutjeshme në sferën e vetëqeverisjes lokale me theks të veçantë atë në arsim fillor dhe të mesëm. Shkurtesa: MASH-(Ministria e Arsimit dhe Shkencës)
NJVL-(Njësia e vetëqeverisje lokale)
SHKF-(Shkollat fillore)
SHKM-(Shkollat e mesme)
BZHA-(Byroja për zhvillimin e arsimit)
LPA-(Ligji për arsimin fillor)
LPM-(Ligji për arsimin e mesëm)
NPK-(Ndërmarrjet publike komunale)
Fjalë kyçe të punimit: vetëqeverisje lokale, komuna, decentralizimi, arsimi fillor, arsimi i mesëm, Republika e Maqedonisë, Kushtetuta, ligjet, Ministria e Arsimit etj.
Introduction
What inspired me to study this topic is the institution of Local Self-Government which has gone through several stages of its reformation starting from the law on Local Self-Government, which was approved in 2002, the law on Territorial Division which was approved in 2005, as well as the advantages and deficiencies of these laws that are directly related to the lifestyle of the citizens of the Republic of Macedonia, especially the Albanian ones. Starting for the fact that decentralization presents the primary democratic concept of power closer to the citizen as well as the juridical and normative aspect regulated with positive provisions of the Republic of Macedonia, in this research paper I will deal with all theoretical, practical, normative-political aspects based mainly on the European Charter for Local Self-Government, the Constitution and Laws of the Republic of Macedonia. Decentralization in the Republic of Macedonia presents also a new challenge for Albanians in these lands since even it is a matter regulated by the Constitution as the highest legal act and then with the Constitutional Amendments of 2001, again Albanians do not enjoy these rights who derive from Local Self-Government, including Decentralization of Education, Finances, since mainly Albanian municipalities face a centralist government oriented with ethnic discrimination. I hope that in this research paper we will treat these problems and serve as a research that can be used in the future for further reforms in the Local Self-Government sphere with particular emphasis on primary and secondary education. Key words of the work : Local Self-Government, municipality, centralization, Education, Republic of Macedonia, Constitution, Laws etc. |