Title : | Barra e provës në procedurën kontestimore dhe natyra juridike e rregullave mbi barrën e provës” : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Burim Koro, Dissertant ; Emine Zendeli, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2018 | Pagination: | 79 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes Appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Çelësi i suksesit në procedurën kontestimore është përmbushja e barrës së provës. Barra e provës (latinisht: onus probandi) është detyrë e një pale në gjykim që të paraqesë provat që do të vërtetojnë pretendimet që kanë bërë kundër palës tjetër. Barra e provës ka dy komponentë: barrën e prodhimit dhe barrën e bindjes. Barra e prodhimit është obligimi për të paraqitur dëshmin në gjykatë. Barra e bindjes është detyrë për të bindur gjyqtarin e procedurës për një standard të caktuar. Ky standard është thjeshtë një pikë matëse dhe përcaktohet duke shqyrtuar sasinë dhe cilësinë e provave të paraqitura. Përmbushja e barrës së provës do të thotë se njëra palë ka paraqitur prova të mjaftueshme bindëse për të arritur standardin e përcaktuar në barrën e bindjes. Objekt i këtij studimi do të jetë pikërisht barra e provës në procedurën kontestimore dhe natyra juridike e rregullave mbi barrën e provës. Barrat e provës ndryshojnë, varësisht nga lloji i çështjes që gjykohet. Barra e dëshmisë së paditësit në një çështje civile quhet mbizotërim i provave. Mbizotërimi i provave kërkon që paditësi të paraqesë dëshmi pak më shumë ose pak më të mirë se mbrojtja. Mbizotërimi i provave është një standard mjaft i ulët, por paditësi ende duhet të prodhojë më shumë prova se mbrojtja. Nëse paditësi ofron dëshmi të cilësisë së diskutueshme, gjyqtari mund të konstatojë se barra e provës nuk është plotësuar dhe paditësi e humbë rastin. Paditësi në përgjithësi e ka barrën e vërtetimit të rastit, duke përfshirë çdo element të tij. Gjykuesi i fakteve përcakton nëse një palë e ka përmbushur barrën e provës në gjykim. Barra e provës bie zakonisht mbi personin që sjell një kërkesë në një mosmarrëveshje. Shpesh shoqërohet me maksimen latine “semper necessitas probandi incumbit ei qui agit” e cila gjithmonë duhet të jetë i pranishëm në këtë kontekst: "domosdoshmëria e provës gjithmonë qëndron tek personi që akuzon" Pala që nuk bartë barrën e provës e ka përfitimin e supozimit se është e saktë, ato supozohen të jenë të sakta, deri sa barra të ndryshojë pas paraqitjes së provave nga pala që e sjellë veprimin. Nga ato që u thanë më lartë, konsideroj se me shqyrtimin dhe analizimin çështjeve me rëndësi për barrën e provës në procedurën kontestimore dhe natyrën juridike të rregullave mbi barrën e provës, do të jepet një kontribut i rëndësishëm në shtjellimin e gjithanshëm të tyre dhe me përfundimet që do të nxjerren, do të jepen rekomandime adekuate, zbatimi i të cilave do të ndihmonte institucionet kompetente që të ndërmarrin reformat e nevojshme në funksionalizimin dhe forcimin e kornizës ligjore në procedurën civile rreth barrës së provës dhe natyrës së saj juridike. Lëndë e këtij hulumtimi do të jetë analiza e normave juridike që rregullojnë veprimet kryesore të cilat i kryen gjykata, të cilat kanë për qëllim zbulimin e së vërtetës rreth çështjes së caktuar në kontest juridiko – civile, andaj përcaktimi se cila palë e bartë barrën e provës kërkon marrjen në konsideratë të natyrës substanciale të shkaktarit të veprimit të paditësit dhe mbrojtjes së disponueshme në vend të vetëm të përdorimit të formës në të cilën janë përcaktuar rregullat ligjore ose shkaqet e veprimeve të krijuara. Të provuarit në përgjithësi është institut shumë i rëndësishëm i së drejtës civile, për identifikimin e elementeve të cilat e përbëjnë objektin e të provuarit të cilat mund të jenë prova që nuk janë paraqitur nga palët. Prandaj, ky hulumtim ka për qëllim të japë një shpjegim se ku barra e provës qëndron në lidhje me disa nga çështjet kryesore që zakonisht lindin në çështjet civile, një analizë të faktorëve që çojnë në vendosjen e barrës në një palë dhe jo në tjetrën, dhe një llogari të standardit të provës që duhet të plotësohen në çështjet civile. Për arsye se, provat janë ato që mbulojnë barrën e provës, pranueshmërisë, rëndësisë, peshës dhe mjaftueshmërisë së asaj që duhet të pranohet në proçesverbalin e një procesi gjyqësor në çështje civile. Duke e parë një situatë të tillë e cila po mbretëron në shoqërinë tonë, ky hulumtim do të përfshijë analizën e detajuar në kornizën ligjore që në mënyrë të plotë e rregullon çështjen e parashtrimit të fakteve dhe propozimit të provave me qëllimin e provimit të tyre. (LPKRK - Ligji për Procedurën Kontestimore të Republikës së Kosovës, 30 qershor, 2008). Andaj, si lëndë e këtij hulumtimi do të jetë pikërisht analiza e barrës së provës, dispozitave ligjore të marrjes së provave, barra dhe objekti i të provuarit, mjetet provuese dhe çmuarja e tyre të cilat janë të paraqitura nga palët dhe natyrës së rregullimit të normave juridike që rregullojnë përgjegjësinë juridike-civile, si një institut shumë i rëndësishëm i të drejtës së civile. Poashtu, duke e parë një situatë të tillë e cila mbretëron në shoqërinë tonë hulumtimi im do të përfshijë analizën e detajuar të kornizës ligjore që rregullon ërgjegjësinë e paraqitjes së barrës së provës për të provuar në një proces gjyqësor juridiko-civile. Edhe sipas sistemit tonë procedural në Republikën e Kosovës, barra e provës nuk mund të trajtohet si detyrë eskluzive e 10 palëve, sepse rolin aktiv në zbulimin e së vërtetës materiale gjykata mund ta luajë vetëm në qoftë se ngarkohet me detyrë që saktësisht ta vërtetojë gjendjen faktike, po që nevoja edhe duke marrë prova të cilat nuk i kanë propozuar palët. Në këtë studim do të përpiqem që të shpjegoj rëndësinë e provës, klasifikimit, natyrën juridike të rregullave mbi marrjen e provës, dispozitat ligjore për marrjen e provës, barra e të provuarit dhe rregullat për prezumimet ligjore, objektit të provës, pretendimet faktike si objekt i të provuarit, faktet kontesuese si objekt i të provuarit, faktet që nuk kanë nevojë të provohen, rastet në të cilat gjykata nuk merr prova për provimin e fakteve kontestuese. Ndërsa rëndësi të posaçme do t‟i jap mjeteve provuese si procedimit provues, marrjes së provës, çmuarjes dhe sigurimit të saj poashtu, pa i lënë anash edhe mjetet provuese veç e veç duke i analizuar një nga një. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_117787.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18290 |
|