Abstract: | Të ushqehesh me rrush, vetëm me rrush, gjatë një, dy, tre, katër javëve apo edhe më shumë. Apo : të hash tri vakte me rrush në ditë, plus një vakt vegjetarian të përkorë. Këto lloj regjimesh sfidojnë, a priori, të gjitha rregullat e dietetikës. E megjithatë, pjesa më e madhe e atyre që e kanë provuar këtë eksperiencë janë habitur nga ndryshimet që kanë parë të ndodhin me veten e tyre: ardhje në formë, kilet e tepërta të zhdukura, konstipacioni po ashtu, sëmundjet kronike si : ulcera, nefretiti, artiriti etj., të shëruara. Kura e rrushit është e njohur së paku qysh prej dy shekujsh, si një terapi natyrale nga më efikaset. Sot ajo është rizbuluar, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, në saje të një ankete të kryer nga "Toka e gjallë". Në dritën e pesëqind dëshmive të mbledhura në kuadrin e kësaj ankete, kura e rrushit na shfaqet si një mjet unikal për të ripërtërirë organizmin tonë, që është i sulmuar në mënyrë të vazhdueshme nga stresi dhe nga mijëra ndotje të tjera. Përparësia e fundit, por jo më pak e rëndësishmja : është një kurë e këndshme dhe e lehtë për t'u bërë, pa e ndërprerë aspak aktivitetin profesional. |