Abstract: | Në këtë libër, lexuesi do të gjejë komente në lidhje me aspekte të ndryshme të dispozitave të procedurës penale që kanë të bëjnë me:
• prezumimin e pafajësisë, parimin e gjësë së gjykuar;
• të drejtën për t'u mbrojtur me avokat;
• mbrojtësin e të pandehurit;
• gjykimi në mungesë;
• moskeqësimi i pozitës së të pandehurit;
• pavlefshmëria e akteve; sigurimi i provës;
• gjykimi i shkurtuar;
• ankimet;
• rivendosja në afat e ankimit;
• rishikimi i vendimeve të formës së prerë;
• njohja dhe ekzekutimi i vendimeve penale të huaja.
Këto komente janë të ndërthurura edhe me interpretimete që janë bërë në vite të ndryshme dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Ky libër i shërben gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve, oficerëve të policisë gjyqësore për punën e tyre të përditshme pasi në këtë mënyrë ata do të orientohen më shpejt në lidhje me qëndrimet që mban apo që duhet të mbajë Gjykata në raste të caktuara. Ky libër i shërben edhe studentëve e pedagogëve për të thelluar njohuritë e tyre, për të gjetur dhe trajtuar kazuse të cilat kanë ndodhur dhe jo të supozuara. Në këtë libër edhe studiues pasuniversitar, lektorë, mund të ndihmohen gjatë bërjes së temave të tyre për të nxjerrë shembuj konkretë dhe për të mbajtur qëndrimet e tyre kritike apo doktrinale. |