Title : | Nderim Katalonjës, Ç'është socializmi : kujtime nga lufta civile e Spanjës | Other title : | Homage to Catalonia, The road to Wigan Pier | Material Type: | printed text | Authors: | George Orwell, Author ; Klodian Briçi, Translator | Publisher: | Tiranë : Helga's secret | Publication Date: | 2014 | Pagination: | 492 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-992-8090-11-9 | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Great Britain - Social conditions Personal narratives Spain - History - Civil War
| Class number: | 946.081 | Abstract: | Këto dy vepra të sjella në shqip janë në linjën karakteristike të këtij autori, për ti nxjerrë rrënjët me themel fenomeneve të ndryshme shoqërore e për të treguar se kush mund të jetë perspektiva e sistemeve apo shoqërisë perëndimore, duke treguar për këtë, me hollësi, shkaqet, kryesisht ato që qëndrojnë të fshehura në prapaskenë e qe janë vendimtare. Këto dy vepra të përmbledhura këtu, janë shkruar nga autori në prag të fillimit të Luftës së Dytë Botërore e në finish të Luftës Civile në Spanjë (1936-1939) midis Republikanëve dhe nacionalistëve të drejtuar nga gjenerali Francisko Franko. Vepra e parë, Nderim Katalonjës (në origjinal Homage to Catalonia) janë kujtimet e autorit, i cili ka qenë pjesëmarës për rreth një vit në luftimet e ashpra civile si në front, ashtu edhe në luftën guerile në Barcelonë ku u përfshinë njerëz, organizata e shtete të ndryshme të kohës, në luftime që kishin përfshirë gati gjithë popullsinë dhe teritorin e Spanjës. Në përgjithësi ne njohim nga historia vetëm njërën anë të monedhës: luftën mes të majtëve dhe fashistëve. Në fakt ka pasur një luftë edhe brenda të majtëve, midis 'stalinistëve' dhe 'trockistëve' spanjollë dhe kjo luftë brenda llojit ka qenë edhe më e sertë dhe e hidhur se e para. Ndërsa vepra e dytë që përkthehet nga origjinali, Rruga për në skelën Uigan (The Road to Wigan Pier), është një studim i autorit mbi gjendjen e klasës punëtore dhe shtresave të varfra në qytetet kryesore të Anglisë me deduksione mbi llojet e sistemeve politike shoqërore, sidomos mbi fashizmin, komunizmin dhe socializmin, por, sidomos, mbi të ardhmen e këtij rendi shoqëror të fundit, që kërkonte elemente të mëdha barazie të gjerë shoqërore në shpërndarjen e produktit shoqëror me ndërhyrjen e një shteti social që Orwell e përfytyronte më human. | Contents note: | Nderim Katalonjës; Çështë socializmi dhe fashizmi; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18184 |
|  |