Title : | Integrimi i Ballkanit Perëndimor në UE : koherenca e strategjisë së anëtarësimit dhe partneritetit Evropian : studime të Doktoraturës - cikli i tretë | Material Type: | printed text | Authors: | Arta Ibrahimi, Dissertant ; Blerim Reka, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Administratës Publike - UEJL | Publication Date: | 2008 | Pagination: | 184 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Korniza analitike
Kjo tezë e doktoraturës synon analizimin e raportit midis strategjisë për anëtarësim dhe partneritetit evropian të Unionit Evropian ndaj vendeve aspirante. Aktualiteti i kësaj teze fiton në peshë viteve të fundit nga dilemat e shfaqura në qarqet akademike dhe politike evropiane: nëse Partneritetet Evropiane janë instrument i UE për të përgaditur vendet aspiruese për anëtarësim apo një zëvendësim i anëtarësimit? Kjo ngase viteve të fundit nën presionin e kapacitetit të limituar absorbues të UE-së për të pranuar anëtarë të rinj dhe lodhjes evropiane ngaz°jerimi i mëtejmë, nisën të qarkullojnë opcione tjera integruese, për format alternative të anëtarësimit të plotë, për varijantet alternative të partneriteteve evropiane, si për partneritetin e privilegjuar apo edhe deri në commonwelt-'m evropian. Prandaj, duke hulumtuar këtë raport, e tërë teza e doktoraturës është koncepuar në bazë të kornizës analitike të përcaktuar nga dy determinuesit kyç: vendi, apo hapsira gjeografike e shtrirjes së hulumtimit tonë; dhe koha, apo harku kohor brenda të cilit janë analizuar zhvllimet që i trajtojmë në këtë tezë të doktoranturës. Parametri i parë përfshin raportin e grupacionit të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe UE-së; ndërkaq parametri i dytë përfshin periudhën: 1999-2008, apo kohën nga fillet e shpalosjes së një strategjie të UE-së për Ballkanin perëndimor e deri në përmbylljen e kësaj teze të doktoranturës. Kornizën analitike të kësaj teze të doktoranturës e përbëjnë disa grupe pyetjesh analitike: I. Çka është procesi i anëtarësimit në në Unionin Evropian? Si u zhvillua ai historikisht? Cilat ishin instrumentet, kriteret dhe fazat e anëtarësimit në të kaluarën dhe cilat sot? Cila është faza asociuese dhe cila është faza anëtarësuese në UE? II. Cilat janë relacionet e Ballkanit Perëndimor me Unionin Evropian? Si u krijua koncepti i Ballkanit Perëndimor dhe çka përmban ai? Cili është instrumenti kryesor i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në UE? Cila është marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim dhe çka kërkon ajo nga vendet që aspirojnë anëtarësim në Unionin Evropian? III. Cilat janë përvojat komparative të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e tyre integrues në Unionin Evropian? Çka dëshmoi përvoja e gjertanishme e: Kroacisë,
Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës? | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18116 |
|