Abstract: | A është vërtet dashuria art? Në qoftë se po, atëherë ajo kërkon punë dhe dijeni. Nëse ajo nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi e këndshme, përjetimi i së cilës është diçka e rastësishme, një gjendje që e provoni po t'ju ecë fati, atëherë puna ndryshon. Për shumicën problemi i dashurisë, para së gjithash, qëndron në atë se si të të duan dhe jo si të dashurosh ti vetë. Drejt këtij qëllimi ata ecin me mënyra të ndryshme. Njëra rrugë që është sidomos karakteristike për burrat, bazohet në atë që të jetë i suksesshëm në jetë, të ketë pushtet e pasuri me aq sa ia lejon pozita e tij shoqërore. Rruga tjetër që preferohet nga gratë, është që të përpiqen të bëhen sa më tërheqëse, të kujdesen për pamjen e tyre, të vishen bukur etj. |