Abstract: | Ngjarjet e këtij romani zhvillohen në vitet 60' deri më 1984, nga mjediset e një shtëpie botuese milaneze deri tek ato të një muzeu parisian, ku është ekspozuar Lavjerrësi i Fukoit. Po ngjarjet ndodhin edhe në vitet 1943 deri më 1945, në një fshat midis Langeve dhe Monferratos. Po ashtu nga viti 1344 deri më 2000, përgjatë rrugëtimit të tempullarëve e kalorësve të Trëndafil – Kryqit për pushtimin e botës. Zhvillohen edhe natën e 23 qershorit 1984, së pari në vendrojën e periskopit, pastaj në vendrojën e Statujës së Lirisë, në Konservatorin e Arteve dhe Zejeve në Paris. Zënë fill natën mes 26 dhe 27 qershorit të të njëjtit vit, në të njëjtën shtëpi fshati që Jakopo Belboja, protagonisti, ka trashëguar nga xhaxhai i tij Karloja. Me pak fjalë: tre redaktorë botues, në Milano, pasi janë shoqëruar si tepër me shkrimtarë që botojnë "nga xhepi i tyre", që u përkushtohen shkencave okulte, shoqërive të fshehta dhe komploteve kozmike, vendosin të bëjnë, pa e vrarë mendjen shumë, një Plan. Por, dikush i merr seriozisht. |