Abstract: | Brenda jush ekziston Prania shëruese që kuron çdo lloj sëmundjeje. Për t'u shfrytëzuar Prania shëruese, duhet ta njohësh Zotin dhe mënyrën me të cilën Ai vepron. Shërimi shpirtëror synon drejt tërësisë, plotësisë dhe përkryerjes. Dituria paraqet njohjen e ligjeve dhe të parimeve; ajo paraqet diturinë e harmonizuar dhe diturinë sis-tematike. Dituria për të gjitha parimet shëruese u mor drejt-përdrejt nga Bibla. Mjeti me të cilin e gjetëm fshehtës-inë dhe e shpallëm domethënien e fshehtë të Biblës, që nga Zanafilla deri të Zbulimi, është njohja me simbolet dhe me Letrën e hebrenjve. Bibla merret me ligjet shpirtërore dhe mendore. Ajo bazohet te fakti se shumë persona sikurse Jezusi, Mojsiu, Elia, Pali dhe të tjerët, ishin njerëz të vërtetë që jetuan në Tokë, mirëpo ata po ashtu paraqesin gjendjen e mendjes së secilit nga ne. Bibla është libër shpirtëror dhe psikologjik. Me studimin dhe më vënien në jetë të ligjeve men-dore, ju mund ta gjeni rrugën e shëndetit, të harmon-isë, të paqes dhe të përparimit; lutja e diturisë është përvojë e Pranisë së Zotit. |