Title : | Mbrojtja sociale në Republikën e Maqedonisë - aspekti normativ dhe funksional : studime të doktoraturës - cikli i tretë | Material Type: | printed text | Authors: | Emine Zendeli, Dissertant ; Abdulla Aliu, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2012 | Pagination: | 250 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes index | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Në hulumtimin tim jam përcaktuar për një institut të rëndësishëm të së drejtës sendore, më saktë për të drejtën e pronësisë, por nga një dimension dhe nga një këndvështrim tjetër. Fusha e interesit tim studimor lidhet me njërën nga format specifike të pronësisë së përbashkët, respektivisht me institutin e pronësisë së përbashkët të bashkëshortëve, por me një vështrim të posaçëm në Republikën e Maqedonisë. Ky institut është shumëdimensional, dhe lidhet me të drejtën sendore, familijare, dhe procedurale civile. Hulumtimet e mija fillojnë me një vështrim të përgjithshëm mbi institucionin e pronësisë së përbashkët të bashkëshortëve, për të vazhduar me natyrën juridike të saj, historinëezhvillimit, rëndësinë praktike bashkëkohore si dhe përkufizimin aktual të saj. Pronësia e përbashkët është e drejtë e pronësisë së disa personave mbi një send të vetëm, në pjesë të cilat nuk janë të ndara as realisht e as idealisht, por që janë të ndashme. Ajo krijohet vetëm në rastet dhe kushtet e parapara ekskluzivisht me ligj. Pronësia e përbashkët e bashkëshortëve është ajo pronësi që bashkëshortët e krijojnë me punë gjatë kohëzgjatjes së martesës. Bashkësia martesore është kusht për egzistimin e pronësisë së përbashkët të bashkëshortëve, me shkëputjen e martesës pushon edhe pronësia e përbashkët. Pronësinë e përbashkët të bashkëshortëve e përbëjnë sendet e luajtshme (orenditë, stolitë, të hollat) dhe të paluajtshme (tokat, ndërtesat, lokalet afariste) etj. Me pronësinë e përbashkët adtninistrojnë dhe disponojnë vetë bashkëshortët, bashkarisht dhe me marëveshje. Gjatë kohëzgjatjes së martesës, por edhe pas pushimit të saj bashkëshortët kanë mundësi të bëjnë ndarjen e pronësisë së përbashkët rne marëveshje. Në rast të mosmarëveshjes. me kërkesë të palës ndarjen e bën gjykata në procedurë jokontestimore. Nëse bashkëshortët nuk janë të kënaqur me madhësinë e pjesës nga pronësia e përbashkët, që utakon sipas ligjit gjykata i udhëzon në procedurë kontestimore. Pas ndarjes së pronësisë së përbashkët krijohet regjimi i pronësisë së veçantë. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=18047 |
|