Abstract: | Pas botimit të tekstit "Siguria në komunikacion" në vitin 2009, që është në dy pjesë - lëndë semestrale, dhe atë në:
1. Faktorët e sigurisë në komunikacion, lëndë e cila ligjërohet në semestrin e pestë, dhe
2. Teknika e sigurisë në komunikacion, lëndë e cila ligjërohet në semestrin e gjashtë, sipas plan programeve mësimore të këtyre lëndëve në vitin e tretë të studimeve Baqellor në bazë te Deklaratës së Bolonjës.
Në vazhdim jam përpjekur që duke u nisur nga nevoja për plotësimin e një mungese në literaturën shqipe në fushën e sigurisë së komunikacionit rnigor nga aspekti i inspektimit të vendit të ngjarjes dhe aksidenteve në komunikacionin rrugor, dhe obligimin ndaj studentëve për plotësimin e zbrazësisë dhe mungesës së madhe që ndihet për tekste universitare, qe fiu ofrohet një tekst sa më i mire dhe që është në përputhje me planin dhe programin e lendes "Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor" të studimeve Master nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër, jam përpjekur që me këtë libër të plotësoj dhe rrumbullakoj zbrazëtirën dhe mungesën e madhe që ndihetpër tekste në këtëfushe, pasi që, sipas informatave që kam, do tëjetë një ndër tekstet epara të këtij lloji në gjuhën shqipe. Këtë tekst e përbëjnë afërsisht ligjëratat nga lënda "Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor" të studimeve Master të cilat i kam mbajtur në Departamentin e Komunikacionit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në semestrin e parë të vitit të parët të studimeve Master prej vitit shkollor 2003/04 deri më tan, dhe për lehtësim të qeshjes teknike është ndarë në dy pjesë, dhe atë në:
1. Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor - Pjesa e parë (Inspektimi i vendit të ngjarjes të aksidentit dhe procesi i frenimit), dhe
2. Analiza dhe parandalimi i aksidenteve në komunikacionin rrugor - Pjesa e dytë (Ndeshjet ndërmjet mjeteve dhe këmbësorit). |