Abstract: | Shkrimtari i madh rus, F.M. Dostojevski (1821-1881) ka hyrë, më në fund, përmes shumë vështirësish, në botën e letrave shqipe. Përkthyesit e parë të veprave të shkrimtarëve rusë, A.S. Pushkinit. Lev Tolstoit, Çehovit e Gorkit, qysh para luftës së dytë botërore, nuk e patën përfshirë Dostojevskin në këtë listë, ndoshta dhe për shkaktë paragjykimeve të përhapura nga kritika vulgare e Lindjes, por edhe e Perëndimit. Gjatë pushtimit fashist mbritën në Shqipëri veprat kryesore të Dostojevskit në italisht, të cilat ithtarët e regjimit të atëhershëm i konsideronin "të dobishmë' si libra gati-gati "andsovjetikë". Por rinia e shkolluar e shumica e intelektualëve përparimtar Dostojev-skin e mirëpritën për arsye të kundërta. Ai çmohej, kryesisht, si një nga përfaqsuesit më të shquar të trashëgimisë letrare të popullit ras; vepra e tij letrare konsiderohej një nga majat e letërsisë botërore, sipër mjeshtërinë artistike, ashtu edhe për frymën humane në ndriçi-min e jetës të njerëzve të mjerë, të varfër, të fyer e të nëpërkëmbur. Pas çlirimit të vendit për një kohë të gjatë, ndonëse ekzistonte një zbrazësi e madhe në njohjen e përvetsimin e vlerave të kulturës botërore, sektarizmi mjaftoi që veprat letrare të Dostojevskit të li-heshin në harresë. Vetëm pas kongresit XX-të të PKBS, më 1956, kur në Rusi filloi një rivlerësim pozitiv i krijimtarisë së Dostqjevskit, edhe në vendin tonë u rizgjua interesimi për të, fillluan të përkujto-hen jubile të tij në shtypin letrar e të përditshëm, madje u botua në shqip romani i parë i tij, "Njerëz të varfër". |