Abstract: |
Pa shih! Prapë ai plaku gunëgrisur! Kjo britmë i shpëtoi njërit prej noterëve që nëpër zyra i quajnë ngarendës, dhe i cili atë çast po kafshonte me shije aq të mirë një copë bukë; pastaj nxori nga ajo pakëz tul, bëri një topth dhe, duke u shkulur gazi, e hodhi në-për të hapurën e vogël të dritares në të cilën qe mbështe-tur. Ai topth, aq mirë i hedhur, kërceu sa lartësia e xhamave pasi kishte goditur borsalinon e njeriut të panjohur, i cili po kalonte nëpër oborrin e një shtëpie në rrugën Vivien, në të cilën banonte zotëri Dervili, avokat. Dëgjo, Simonen, mos u tallni me njerëz, se u nxora jashtë. Secili klient është njeri, sado të jetë ai i varfer, dreqi e marrtë! – foli kryenoteri duke ndërprerë një llogari të dhënash. Ngarendës është rëndom një çun trembëdhjetë-katërmbëdhjetë vjeç, sikur që ishte edhe Simoneni, dhe ai është në të gjitha zyrat nën varshmërinë e plotë të kryenoterit, të cilit i kryen punë të ndryshme dhe i bart letra dashurie kur vete t'u dërgojë vendimet ekzekutuesve ose të dorëzojë lutjen në gjyq... |