Title : | Pozita juridiko-trashëgimore e bashkëshortëve martesorë dhe jashtëmartesorë : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Sibel Rashit, Dissertant ; Emine Zendeli, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2018 | Pagination: | 94 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes Appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | HYRJE
Martesa është bashkëjetesë ligjore, e cila mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza të unitetit në familje. Neni 2 i Ligjit për familje të Republikës së Maqedonisë familjen e përkufizon si bashkësi jetësore të prindërve, fëmijnëve dhe të personave të tjerë në gjini, nëse jetojnë në një familje të përbashkët.2 Pra, me këtë mund të kuptojmë se familja është në qendër të jetës së njeriut, jo vetëm sa i përket aspektit emocional por edhe aspektit legjislativ prandaj edhe ligji me normat e veta mundohet në një farë mënyre të bëj balansimin, stabilizimin e jetesës së njerëzve apo anëtarëve familjar. Në këtë studim do të vendosen në pah dy çështje kryesore që në njërën anë janë të ndarë nga njëri-tjetri kurse në anën tjetër kemi ndërlidhjen e këtyre dy lëndëve të cilët janë familja dhe trashëgimija. Martesa, përbën bazën e ligjshme të familjes, prandaj një nga detyrat më të rëndësishme të shtetit dhe shoqërisë është kujdesi për forcimin e martesës. Bashkësia martesore është bashkësi e lirë, solemn i jetesës së një burri dhe një gruaje, me të cilën vendosin për jetë të përbashkët dhe krijimin e familjes, sipas kushteve për lidhjen, pasojat dhe zgjidhjen e saj të paraparë me dispozita ligjore. Bashkësia jashtmartesore është bashkësi faktike midis burrit dhe gruas. Qëllimi themelor i formimit të saj është jetesa e përbashkët, e cila duhet të ketë zgjatur një periudhë të konsiderueshme kohore dhe të jetë e vazhdueshme. Sipas ligjit për familje të Republikës së Maqedonisë me bashkësinë jashtmartesore kuptojmë bashkësinë e një burri dhe një gruaje e cila nuk është themeluar në pajtim me dispozitat e këtij ligji dhe e cila ka zgjatur së paku një vjet, është e barabartë me bashkësinë martesore sa i përket të drejtës së mbajtjes reciproke dhe pasurisë së fituar gjatë kohëzgjatjes së asaj bashkësie. Ligji për familje i Republikës së Maqedonisë, gazeta zyrtare nr.80/92. Neni 13, Ligji për familje i Republikës së Maqedonisë, gazeta zyrtare nr.80/92. Marrëdhëniet pasurore përfaqësojnë një pjesë thelbësore dhe integrale të marrëdhënieve familjare dhe të drejtës familjare. Ato janë të lidhura ngushtë dhe të gërshetuara me marrëdhëniet personale të cilat ndodhin në mes të anëtarëve të familjes. Lidhja që egziston mes dy bashëshortëve në krijimin e pasurisë, marrëdhënieve pasurore u jep specifika të veçanta të cilat, sa i përket krijimit të pronësisë, nuk mund të hasen mes personave të tretë. Në këtë kontekst marrëdhëniet pasurore të natyrës familjare për dallim nga marrëdhëniet pasurore tjera lindin vetëm mes antarëve të familjes: bashkëshortët martesorë, bashkëshortët jashtëmartesorë dhe mes prindërve dhe fëmijëve.7 Bashkeshortët perveç pasurisë që krijojnë në martesë ato kanë edhe pasurinë e tyre të veçantë që kanë sjellë me trashëgimi. Thelbi i punimit qëndron në rastet kur bashkeshorti martesorë dhe jashtmartesorë mund të paraqitet si trashegimtar i bashkeshortit (trashëgimlenësit). Trashëgimia përbën një ndër institutet më të rëndësishmе të së drejtës dhe kjo për faktin jo vetëm se është një marrëdhënie juridike e cila has zbatimin më të shpeshtë dhe të vazhdueshëm në praktikë, por ajo çka është më e rëndësishme për këtë institut vjen si pasojë e objektit të këtij instituti, i cili ka të bëjë me kalimin apo transferimin e të drejtave dhe detyrimeve pasurore vetëm si pasojë e vdekjes së titullarit i cili ishte bartës i këtyre të drejtave dhe detyrimeve. Pra, e gjithë tërësia e marrëdhënieve juridike si pronësia e të mirave materiale, të drejtat sendore mbi sendet e të tjerëve, garancitë reale, kreditë dhe detyrimet që iu transferohen shëgimtarëve si pasojë e vdekjes së titullarit që i mbarte këto të drejta do të quhet pasuri trashëgimore dhe personi që i transferon këto të drejta do të quhet trashëgimlënësi. Nga përkufizimi i mësipërm, pra kalimi i disa të drejtave dhe detyrimeve nga një person tek një person tjetër rezulton se ka në thelb të tij dy karakteristika kryesore. Mund të thuhet se kemi njëkohësisht shuarjen dhe lindjen e të drejtave dhe detyrimeve. Si mund të kuptohet kjo? Është e qartë që me vdekjen e personit që gëzon të drejta dhe detyrime, kemi edhe shuarjen e këtyre të drejtave pasi personi nuk është më i aftë t’i gëzojë ato. Është pikërisht ky momenti në të cilin pasuria humb titullin e saj. Menjëherë pas vdekjes së personit, vjen në jetë instituti i trashëgimisë, në mënyrë që jo vetëm të mundësojë transferimin e këtyre të drejtave por edhe të rregullojë të gjithë këtë transferim duke u bazuar në parashikimet ligjore që lidhen me ndarjen, kalimin dhe përcaktimin e personave që trashëgojnë.8 Që në të drejtën e vjetër ka egzistuar rregulla “viventis non datur hereditas” që do me thënë se i gjalli nuk mund të trashëgohet, pra vdekja është ajo që hap rrugët për të trashëguar.9 Vdekja është fakt juridik, me vdekjen e një personi marrëdhënjet e tij juridike nuk pushojnë por pasuria a tij kalon tek personat e tjerë, subjektët e tjerë jurdik. Egzistimi i asurisë trashëgimore paraqet kusht themelor për krijimin e marrëdhënjeve juridike të trashëgimisë. Pasuria trashëgimore e trashëgimlënësit, në shekuj, brez pas brezi ka kaluar tek trashëgimtarët sipas bazave juridikisht valid për thirje në trashëgimi. Sipas të drejtës pozitive dy janë bazat e thirjes në trashëgimi: me ligj dhe me testament. Në bazë të kësaj vjen në shprehje ajo se në çfarë pozite vendosen bashkëshortët në trashëgimi, se si ligdhënësi në Republikën e Maqedonisë e rregullon pozitën e ashkëshortëve në radhët e trashëgimisë dhe ndryshimet apo krahasimet me vendet e tjera. Në këtë studim do të shpjegojmë edhe poziten e bashkëshortëve jashtmartesorë në Republikën e Maqedonisë dhe në të drejtën krahasuese. Rritja e numrit të personave që jetojnë në bashkësi jashtëmartesore shtron çështjen e analizimit të kësaj problematike, se si ligjdhënësi rregullon këtë çështje por edhe se si rregullohet në praktikën gjyqësore. Pas miratimit të ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në vitin 2014, vërejmë tendenca për ndryshimet përkatëse të Ligjit për familje në drejtim të definimit të bashkësisisë jashtëmartesorë si bashkësi e regjistruar jashtmartesore mes një burri dhe gruaje. Kam zgjedhur këtë punim për shkak se është e nevojshme që të qartësohen disa nene, në ligjin tonë për trashëgimi dhe mendoj se është e nevojshme për një interpretim që bashkëshortët të jenë në dijeni me të drejtat e tyre, prandaj ky punim do të jetë një hulumtimi i gjerë dhe i nevojshëm për çdonjë.
| Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_120840.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17980 |
|