Abstract: | ABSTRAKT
Fillimisht në këtë temë do të trajtohen njohuri të përgjithshme mbi kriminalitetin ekonomik në përgjithësi.Në qoftë se i vështrojmë veprat penale në tërësinë e tyre, do të vërejmë se ato i karakterizojnë disa elemente të përbashkëta, sipas të cilave ato renditen në të njëjtën kategori të dukurive shoqërore, e kjo është kriminaliteti.Një prej karakteristikave të tilla është inkriminimi, si shprehje e rrezikshmërisë së tyre shoqërore.Megjithatë, kriminaliteti mbetet si një prej dukurive shumë komplekse dhe heterogjene.Në shumicën e rasteve, midis veprave të ndryshme penale dhe kryesve të tyre ka pak të përbashkëta. Kështu, kriminaliteti ekonomik,deliktet e gjakut, deliktet seksuale dhe veprat penale politike nuk kanë fare ose kanë shumë pak pika të përbashkëta. Kjo dallueshmëri manifestohet madje edhe te veprat penale të të njëjtit lloj. Për të vënë një rend të caktuar në mozaikun e sjelljeve inkriminuese, bëhen ndarje të ndryshme, në lloje dhe grupe. Për këtë arsye, në literature hasen shumë klasifikime të kriminalitetit, të cilat bazohen në kritere të ndryshme.Një prej ndarjeve të shpeshtaështë ajo që veprat penale i ndan sipas peshës dhe shkallës së rrezikshmërisë shoqërore – në vepra penale të rënda dhe të lehta. Si vepra të rënda penale përmenden: vrasjet, plaçkitjet, vjedhjet e rënda, dhunimet, falsifikimet, mashtrimet etj. Vepra të rënda penale janë: vjedhjet e vogla, prishjet e rendit e qetësisë publike, ofendimet, shpifjet, etj., për të cilat shqiptohen dënime më të lehta. Struktura e kriminalitetit mund të bëhet edhenë bazë të kritereve të tjera, siç janë: natyra e veprave penale, karakteri dhe lloji i objektit të mbrojtur, fushat e jetës shoqërore dhe vlerat që janë sulmuar, elementi moral, kategoria e gjinisë dhe moshës, vendi dhe koha e kryerjes së veprës penale, etj. Pastaj vjen renditja në delikuentë primarë e recidivistë (përsëritës), dhe ndarje të tjera.Në ditët e sotme bëhet ndarja në forma klasike dhe të reja të kriminalitetit.Veprat klasike i sulmojnë të mirat që konsiderohen vlera shoqërore, në kuptimin material ose moral, pak a shumë, në të gjitha sistemet shoqërore.Shpjegimet e mësipërme tregojnë se mund të bëhen klasifikime dhe tipologji të ndryshme të kriminalitetit – më të gjerë ose më të ngushtë, kështu që ai mund të ndahet në bazë të kritereve të ndryshme. Kjo, para së gjithash, varet nga qëllimi, të cilit duhet t'i shërbejë klasifikimi i caktuar.Lidhur me nocionin e kriminalitetit ekonomik ekzistojnë pikëpamje të ndryshme, të cilat ndryshojnë varësisht prej vendit, por ndodh shpesh që edhe në të njëjtin vend ka dallime midis autorëve. Kriminaliteti ekonomik është kategori penale-juridike. |