Title : | Corpora And Vocabulary Learning – Using Data-Driven Learning (Ddl) In Academic Settings To Boost Vocabulary Proficiency And Foster Learner Autonomy : doctoral studies-third cycle | Material Type: | printed text | Authors: | Emin Idrizi, Dissertant ; Brikena Xhaferi, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit - UEJL | Publication Date: | 2018 | Pagination: | 235 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes Appendix | Languages : | English (eng) Original Language : English (eng) | Abstract: | ABSTRACT
University students who major in English are typically required to expand their vocabulary efficiently and in great amounts. Moreover, they are required to master vocabulary beyond mere recognition of words. That is to say, besides definitional knowledge of words (receptive vocabulary knowledge) they are also required to recall words and be able to use them in sentences (productive vocabulary knowledge). One solution to these vocabulary learning issues may lie in using word part strategy with the help of corpora. On one hand, word part strategy has proven to increase word learning efficiency and thus may be an answer to the problem of extensive vocabulary expansion. Word part strategy alone, however, may guarantee only a shallow knowledge of words, such as recognition. Corpora as learning tools and DDL as a technique, on the other hand, may fill this gap and could supplement and enhance the effectiveness of the word part strategy. Exposure to corpus data is believed to improve retention and can enhance learners’ understanding of how words are used in context (Quan, 2016). Having these issues in mind, this study was set out to investigate whether corpus consultation and DDL can contribute to better vocabulary retention as well as better receptive and productive vocabulary knowledge compared to a more traditional method. It examined learning word parts by two groups of university students from two private universities in Macedonia. One group was trained in corpus use and was taught word parts more inductively with the help of a corpus. The other group, by contrast, was applied a more traditional approach to teaching and learning word parts (i.e. deductive approach). The results indicate that corpus consultation and DDL could enhance the effectiveness of the word part strategy. Participants who made use of corpus marked significantly better vocabulary gains compared to the ones who engaged in more conventional teaching and learning paradigm. Moreover, DDL showed to be effective when it comes to improving students’ receptive and productive knowledge. The questionnaire and the qualitative data, on the other hand, show that students have positive attitudes towards the use of corpus in vocabulary learning. The study suggests that using corpora to teach and learn word parts not only results in successful word retention and receptive/productive vocabulary knowledge, but it is also a great learning experience for students. The research data also indicate that two issues should be taken into consideration when engaging learners in DDL: (1) some learners may have trouble interpreting corpus data and therefore may need more corpus training; (2) and the language level of the corpus text may be difficult for some students, especially those who have lower English language proficiency. Keywords: concordancing lines, corpora, DDL, learner autonomy, receptive & productive vocabulary knowledge, vocabulary retention, word parts
ABSTRAKT
Studentët të cilët studiojnë gjuhën angleze nevojitet ta zgjerojnë leksikun shpejt dhe në mënyrë efikase gjatë studimeve. Gjithashtu, ata duhet të zotërojnë njohuri më të thella në lidhje me fjalët që i mësojnë. Kjo nënkupton se përveç njohjes së kuptimit të fjalëve ata duhet të zotërojnë edhe njohuri më aktive të tyre, si për shembull të jenë në gjendje t’i sjellin në mendje fjalët e reja dhe të mund t’i përdorin ato në fjali. Një zgjidhje sa i përket këtyre sfidave në nxënien e fjalëve të reja është përdorimi i strategjisë së nxënies së fjalëve përmes fjalëformimit me parashtesa dhe prapashtesa të kuptimshme me ndihmën e korpuseve elektronike. Nga njëra anë, strategjia e nxënies së fjalëve përmes fjalëformimit me parashtesa dhe prapashtesa ka dëshmuar të jetë e efektshme në nxënien e fjalëve të reja dhe mund të konsiderohet si zgjidhje në rastet kur zgjerimi i shpejtë dhe i efektshëm i leksikut është i nevojshëm. Megjithatë, kjo strategji si e vetme (pa ndihmën e korpusit) mund të sigurojë vetëm njohuri sipërfaqësore dhe të cekët të fjalëve të reja, siç është njohja e tyre (vetëm kur i hasim ato, p.sh. në tekst). Nga ana tjetër, përdorimi i korpuseve elektronike dhe teknikës së nxënies përmes të dhënave në korpus ka gjasa të mënjanojnë këtë dobësi si dhe ta plotësojnë dhe shtojnë efektshmërinë e strategjisë në fjalë. kspozimi ndaj të dhënave në korpus besohet të përmirësojë mbajtjen mend të fjalëve dhe mund ta ndihmojë nxënësin të kuptojë se si fjalët përdoren në kontekst (Quan, 2016). Duke marrë parasyshë gjithë këto çështje, ky hulumtim ka filluar me qëllimin të hulumtojë nëse përdorimi i korpuseve elektronike dhe teknikës së nxënies përmes të dhënave në korpus kontribuojnë në memorizimin më të efektshëm të fjalëve të reja si dhe nxënien më të suksesshme të tyre nga aspekti pasiv (aftësisë së njohjes së fjalëve në lexim dhe dëgjim) dhe aktiv (aftësisë së prodhimit të fjalëve në të folurit dhe të shkruarit) në krahasim me përdorimin e metodës më tradicionale. Hulumtimi ka përfshirë dy grupe studentësh universitarë nga dy universitete private në Maqedoni të cilët i janë qasur mësimit të fjaleve me parashtesa dhe prapashtesa të caktuara. Njëri grup është trajnuar në përdorimin e korpusit elektronik dhe ka përdorur të njëjtin gjatë nxënies së fjalëve me parashtesa dhe prapashtesa me metodë më induktive. Nga ana tjetër, grupi i dytë ka mësuar të njëjtat fjalë përmes të njëjtës strategji por pa ndihmën e korpusit; mësimi me këtë grup është zhvilluar në mënyrë më tradicionale dhe përmes metodës deduktive të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Rezultatet e hulumtimit tregojnë që përdorimi i korpusit elektronik e shton efektshmërinë e strategjisë së nxënies së fjalëve përmes fjalëformimit me parashtesa dhe prapashtesa. Pjesëmarrësit që kanë përdorur korpusin kanë treguar zotërim më të suksesshmë të fjalëve të reja në krahasim me ata që kanë përdorur metodën tradicionale të nxënies. Teknika e nxënies përmes të dhënave në korpus gjithashtu tregon të jetë e efektshme kur kemi të bëjmë me përmirësimin e njohurive për fjalët, si nga aspekti aktiv ashtu edhe nga ai pasiv. Pyetësorët, nga ana tjetër, tregojnë që studentët kanë qëndrime pozitive ndaj përdorimit të korpusit elektronik në nxënien e fjalëve të reja. Hulumtimi tregon se përdorimi i korpuseve lektronike në mësimdhënien dhe mësimnxënien e fjalëve jo vetëm që është i dobishëm në nxënien e fjalëve, por është edhe një përvojë e mirë për studentët. Të dhënat gjithashtu tregojnë që dy gjëra duhet marrë parasyshë kur vendosim të përdorim korpusin me studentë me qëllim nxënien e fjalëve te reja: (1) disa studentë mund të hasin në vështirësi gjatë interpretimit të të dhënave në korpus, dhe në këtë mënyrë trajnimi më i gjatë mund të jetë i domosdoshëm; (2) niveli i gjuhës në korpus mund të jetë i rëndë për ata studentë niveli (i njohjes së gjuhës angleze) i të cilëve është më i ulët. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/DR_117889.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17935 |
|