Abstract: | Libri publicistik, "Tetova në dosjen e kohës" nga autori Ismail Arsllani, është një kronikë e rikujtimeve, rrëfimeve gojore dhe dokumenteve të rralla, të cilot autori i quan "dosje e kohës". Dorëshkrimi i tij përbën një seri shkrimesh për etimologjinë dvilizuese të qytetit të Tetovës, trashëgiminë kulturore të saj, për ngjarjet historike, personalitetet e shquara dhe veprimtarinë e tyre në periudha të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë ekskluzivisht për Tetovën, duke filluar nga koha antike, ajo e pushtetit osman, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, për lagjet e vjetra dhe qytetin /kasaba/, si dhe për zhvillimin e tij në dimensionin kohor. Libri i ndarë në disa kapituj, flet për fillimet e civilizimit nga periudha antike e qytetit, (për çka dëshmojnë artefaktet nga gërmimet në disa lokalitete arkeologjike), pastaj për kohën dhe jetën nën pushtetin osmon, për zhvillimin e zejeve të asaj kohe, për jetën në qytetin, që lidhet edhe me Teqenë Harabati Baba, Xhaminë e Pashës, konakët e pashallarëve, Kalanë, Hamamin, për prejardhjen e Abdurrahman pashës, si dhe fatin tragjik të tij në zandanët e Anadollit të Turqisë. Një kapitull i veçantë ka të bëjë me disa personalitete të shquara të Tetovës nga shek. 19 dhe 20, siç ishte Mehmet Pashë Deralla, gjeneral ushtarak i Perandorisë osmane, i cili kthehet në vendlindje për t'iu bashkuar Ismail Qemalit në formimin e qeverisë së parë shqiptare, pas shpalljes së pavarësisë më 1912. Ai do zgjidhej, postaj ministër i mbrojtjes i kësaj qeverie, një nder për Tetovën që pati një shtetar në shtetin e ri Shqiptar. Autori, në këtë kontekst, jep disa të dhëna të panjohura përfatin efamiljes Deralla, e cila pas Luftës së Dytë Botërore detyrohej të emigronte, duke u shkapërderdhur gjithandej nëpër botë. |