Title : | Parimi i dëgjimit të palëve dhe realizimi i tij në procedurë civile : studime të Magjistraturës - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Medine Çoti, Dissertant ; Emine Zendeli, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL | Publication Date: | 2018 | Pagination: | 88 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes Appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Abstract: | Hyrje
Nga mbizotërimi i së drejtës, funksionon veprimtaria ligjore e shtetit, kjo e drejtë të cilën e përbëjnë një grumbull normash juridike, paraqet një sistem të caktuar politik-juridik, qëllimi i së cilit është regjimi i një sistemi demokratik. Pra, normat ligjore formojnë të drejtën të cilën sistemi institucional do të duhej ta respektonte, apo ti nënshtrohej asaj të drejte, duke u bazuar në parimin e respektimit të ligjit, parimi i cili vlen edhe për çdo individ që është brenda kufijve të shtetit dhe jo vetëm për shtetin si pushtet puplik. Duke u bazuar në thënien e njohur “Asgjë nuk është mbi ligjin”, kuptojmë se norma juridike e themeluar është edhe e sanksionuar po nga fuqia e cila e ka krijuar, fuqi e cila garanton mbrojtje të barabartë të subjektëve të së drejtës në respektimin e të drejtave dhe lirive të tyre kushtetuese dhe ligjore. Gjithashtu subjektëve i’u është e garantuar mbrojtja në një proces të rregullt ligjor, duke i’u anashkaluar çdo shkelje ligjore që mund ta kryejnë autoritet shtetërore, por edhe për të ofruar edhe procedura të ndershme gjyqësore. Një ndër të drejtat e cila do të kërkonte mbrojtje ligjore në qoftë se nuk do të respektohet është edhe e drejta për t’u dëgjuar para se të gjykohet, e drejtë e cila paraqet një ndër parimet e të drejtës procedurale, parim i cili garanton proces të rregullt ligjor. Prandaj, si lëndë hulumtimi i këtij punimi është një ndër postulatët e së drejtës, postulat i cili është i vjetër edhe sa vet e drejta. Është parimi i dëgjimit të palëve i shprehur përmes maksimës së vjetër romake “Auditeor et altera pars”, ai që ka pasur sukses të mbetet i rëndësishëm edhe në procedurat e tanishme aktuale duke tërhequr të drejtën e palës për të qenë e dëgjuar në procedurë në bazë të së cilit parim është e ndërtuar edhe vetë procedura. Ky parim ka qenëi permendur diku në vitin 428 para erës së re në veprën Heraklidae të Euripides i cili thekson se : “Në rast të mos pajtimit, asnjëherë mos guxo të gjykosh derisa nuk e dëgjon edhe palën tjetër”. Parimi i dëgjimit të palëve është një ndër parimet themelore fundament mbi të cilin është e ndërtuar procedura civile, në piramidën e normave procedurale ky parim është në maje të hierarkisë si një forcë e regjimeve bashkëkohore i cili i mbeti detyrim gjykatës që gjatë vendosjes së vendimit meritor palës ti mundësojë të shprehet për kërkesat, propozimet dhe udhëzimet të kundërshtarit të tij, faktikisht të shprehet në lidhje me pyetjet të cilët me vendim gjyqsor duhet të kontensohen. Me këtë parim realizohet drejtë vlerësimi dhe drejtëpeshimi procesual i palëve në procedurë, pasi që thelbi i këtij parimi ngritet mbi parimin kushtetues të barazisë së palëve para ligjit. Respektimi i këtij parimi gjatë realizimit në procedurë do të thotë qe palët në mbrojtjen e të drejtave të tyre kanë qenë në pozita të barabarta. Pasi që rregullat ligjore insistojnë në respektimin, realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave subjektive. Shkalla e normave procedurale të cilat mundësojnë njëanshmëri të palëve ndikojnë në sjelljen e vendimit gjyqsor me të cilën vlerësohet drejtësia në procedurë. Sipas kuptimit të tij parimi i dëgjimit të palëve paraqet një ndër parimet themelore me të cilin para ligjit arrihet respektim I dinjitetit njerëzorë pasi që është e drejtë kushtetuese dhe si i tillë ai patjetër duhet të sigurohet në procedurën civile në të gjitha vendet ku frymon fryme demokratike- liberale. | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_115587.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17903 |
|