Abstract: | Kjo veprimtari shkencore kushtuar Ali Asllanit - poetit, intelektualit, atdhetarit e diplomatit të shquar ishte në dëshirën e Universitetit tonë, Institutit të Gjuhës e Letërsisë në Akademinë e Shkencave dhe të Bashkisë së Vlorës, pasi kjo figurë poliedrike përherë ka rrezatuar mesazhe të mëdha dashurie e atdhetare, kulture e emancipimi të shoqërisë shqiptare. Ai vjen sot në ktë konferencë shkencore i ringjallur dhe i ripërtërirë për t'i folur kohës sonë me fjalën e tij të mençur, me veprat e tij letrare e jetësore, si bashkëkohës i Ismail Qemalit, si mik e bashkëluftëtar i Osman Haxhiut, Abaz Mezinit, Sali Hallkokondit, Fan S. Nolit, Luigj Gurakuqit, Sif Kedhit, Gjergj Fishtës, Lasgush Poradecit, por edhe si një mësues që ka përcjellë këshilla për Fatos Arapin, Shaban Demiraj, Nexhat Hakiun e krijues e talente të tjera të vendit tonë. Figura letrare, atdhetare e shtetare e Ali Asllanit me kontributin e vet në këto fusha të jetës shqiptare e ka bërë atë një personalitet të mirënjohur të kulturës sonë kombëtare. |