Abstract: | Abstrakt
Studimi ka si qëllim trajtimin e të drejtës për gjykim të drejtë në procedurën penale në Kosovë. Në mënyrë të veçantë analizon praninë e të drejtës për gjykim të drejtë në Kushtetutë, Kodin e Procedurës Penale, ligjet relevante, si dhe në aktet përkatëse nënligjore. Gjithashtu trajton nivelin e harmonizimit të së kësaj të drejte me instrumentet dhe jurisprudencën ndërkombëtare. Punimi trajton elementet e përgjithshme dhe të veçanta të së drejtës për gjykim të drejtë, çështjen e gjykimit të të pandehurit me prova juridikisht të papranueshme, kufizimin e të drejtës për gjykim të drejtë, si dhe çështjen e të drejtës për gjykim të drejtë në rrethana të jashtëzakonshme. Në këtë studim është aplikuar metoda kualitative: historike, komperative, e studimit të rasteve individuale, normative, si dhe metoda kuantitative për t’i paraqitur në mënyrë statistikore numrin e rasteve të ngritura pranë Gjykatës Kushtetuese lidhur me cenimin e të drejtës për gjykim të drejtë. Nga rezultatet e trajtimit mund nxjerrim se në procedurën penale në Kosovë, i pandehuri gëzon të drejta sikurse janë të garantuara me instrumentet më të rëndësishme ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Kjo e drejtë është përfshirë në mënyrë të përshtatshme në të gjithë aktet juridike relevante në Kosovë dhe parimisht kjo e drejtë është në përputhje me instrumentet relevante ndërkombëtare. Ndërsa, në raste të caktuara mund të shohim se drejta e të pandehurit për ndihmë juridike falas nuk është në tërësi në përputhje me parimin e “barazisë së armëve”. Gjithashtu përbërja diverse e KGJK-së edhe me jo-gjyqtarë, si dhe emërimi i disa anëtarëve të kësaj trupe nga Kuvendi, nuk është harmonizuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venedikut për emërimet gjyqësore. Tejkalimi i afateve të përcaktuara ligjore cenon të drejtën për gjykim në afat të arsyeshëm, ndërsa në raste të caktuara vet afati ligjor cenon këtë të drejtë. Në shumë raste mjetet juridike përdoren gabimisht nga i pandehuri, ku ata humbasin shanse të rëndësishme në procedurë penale, ku më së shumti shprehet në përdorimin e mjeteve juridike drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Fjalët kyçe: e drejta për gjykim të drejtë; të drejtat e të akuzuarit; gjykatë e pavarur, e paanshme, e themeluar me ligj; të drejtat e përgjithshme dhe të veçanta për gjykim të drejtë.
Abstract
The aims of this study is to treating the right to a fair trial in criminal proceedings in Kosovo. Specifically, it analyzes the presence of the right to a fair trial in the Constitution, in the Criminal Procedure Code and the relevant laws, as well as relevant sub-legal acts. It also addresses the level of harmonization of this right with international instruments and jurisprudence. The paper has dealt with the general and specific elements that constitute this right, the cause of the trial of the defendant with legally inadmissible evidence, the restriction of the right to a fair trial, and the question of the right to a fair trial in exceptional circumstances . In this study we applied the qualitative method: historical, comparative, individual case study, normative, and quantitative method to present statistically the number of cases raised by the Constitutional Court regarding the violation of the right to a fair trial . From the results of the treatment we can find that in the criminal proceedings in Kosovo, the defendant enjoys the same rights as are guaranteed by the most important international instruments for the protection of human rights and freedoms. This right is appropriately incorporated in all relevant legal acts in Kosovo, in principle this right complies with relevant international instruments. While, in special cases, we can see that the defendant's right to free legal aid is not entirely consistent with the principle of "equality of arms". Also, the different composition of the KJC with non-judges, as well as the appointment of some members of the Assembly, has not been harmonized in accordance with the recommendations of the Venice Commission for judicial appointments. Exceeding established legal deadlines damages the right to a trial within a reasonable time, while in certain cases the legally established deadline violates this right. Remedies, in many cases, are misused by defendants and lose important chances in criminal proceedings. This is mostly expressed in the use of remedies to the Constitutional Court. Key words: right to fair and impartial trial; rights of the accused; independent and impartial tribunal established by law; general and special rights for fair trials. |