Title : | Plani kërkimor : trajtesa për metodat cilësore, sasiore dhe të ndërthurura | Other title : | Research design : qualitative, quantitative, and mixed methods approaches | Material Type: | printed text | Authors: | John W. Creswell, Author ; Nejona Kadzadej, Translator | Publisher: | Shkup : Logos-A | Publication Date: | 2015 | Pagination: | x, 266 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-9989-585-64-7 | General note: | Includes bibliographical references (p. 251-259)
Includes index (p. 261-266) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : English (eng) | Descriptors: | Social sciences - Research - Methodology Social sciences - Statistical methods
| Class number: | 300.72 | Abstract: | Bota e librit njeh vepra që janë të rëndësishme, por edhe të atilla që janë ja-shtëzakonisht të rëndësishme; libra që ndihmojnë zhvillimin e spektrit ideor, por edhe të atillë që janë të karakterit shkencor, madje edhe guida të shkencës së aplikuar; vepra që ndihmojnë zhvillimin e frymës kërkimore shkencore. Të kategorisë së fundit janë ato të metodave të kërkimit, të metodologjisë, një di-siplinë kjo për ndërtimin e shkencës, ose arkitekturë e shkencës. Shkenca, si një segmenet fort relevant i jetës, pa një plan kërkimor dhe pa metoda të verifikimit është e destinuar të dështojë në gjenerimin e interpreti-meve koherente lidhur me fenoment e ndryshme sociale. Plani kërkimor ndërtohet mbi atë që Creswelli e shtjellon në këtë vepër klasike-monumentale, e cila përbën një manual të shkëlqyer për të gjithë hulumtuesit e shkencave so-ciale dhe humane që synojnë të zhvillojnë kërkimin cilësor. Në thelb, kërkimet me sfond të mirëfilltë metodologjik garantojnë shmangien e kërcënimeve të vlef-shmërisë. Përvoja flet se hulumtuesit, studentët e tre cikleve, në veçanti ata të masterit dhe të doktoratës ballafaqohen me sfida si vlefshmëria e pyetjes kërki-more, testimi i hipotezave, analiza dhe interpretimi i gjetjeve dhe komunikimi i rezultateve për komunitetin akademik. Plani kërkimor, në mënyrë të qartë, kon-çize dhe koherente, përmes ilustrimeve, rasteve studimore, ushtrimeve për të shkruar dhe referencave bibliografike, jep udhëzime se si mund të fillohet, zhvillohet dhe të përmbyllet një skicë-projekt kërkimor shkencor i qëndrueshëm. Qysh kur kemi nisur të ligjërojmë lëndën e metodologjisë së kërkimit shkencor, jemi ballafaquar me mungesën e literaturës në gjuhën shqipe në këtë drej-tim. Eco (1997), Shamiqi (2006), Kocani (2006, 2009), Ceku & Kola (2008), Vujeviqi (2009), Sokoli (2009), Mathew & Rossi (2010), Presheva (2012), si dhe Osmani (2014) janë literaturë bazë për çdo inidvid që synon të shkruajë me di-skursin e shkencës dhe për çdo ligjërues të metodologjisë në qarkun universi-tar shqiptar; por, ama, veprat në gjuhën sot për sot dominante të shkencës, pra në gjuhën angleze, që janë të thurura me takt e me përmbajtje të veçantë, janë një burim dhe referencë e pashmangshme, sepse botimet në këtë gjuhë janë të majës së piramidës akademike dhe përditësohen e përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme. Dhe, kohë pas kohe, kemi menduar të nisim nga pasurimi i spek-trit të kësaj lëme me ndonjë vepër të botuar nga shtëpitë botuese të njohura globalisht, si: VViley, Pearson, Sage, Routledge, McGraw-Hill etj., si dhe të përdorur nëpër universitet prestigjioze të Europës dhe ShBA-ve. | Contents note: | Përzhedhja e planit kërkimor; Rishikimi i literaturës; Përdorimi i teorisë; Kompozimi i strategjisë dhe shkrimi i vërejtjeve etike; Formulimi i qëllimit; Pyetjet k♪7rkimore dhe hipotezat; Metodat sasiore; Procedurat cilësorë; Procedurat e metodave të ndërthurura; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17762 |
|  |