Abstract: | Ky është rrëfimi me dy zëra i një drame personale, njerëzore dhe shoqërore që ka ndodhur e do të vazhdojë të ndodhë për sa kohë në botë ka varfëri, padrejtësi e luftë. E megjithatë, ky roman lexohet edhe si një rrëfim intim i domethënies së emigrimit, mallit, frikës dhe etjes për liri. Kjo është historia e një refugjateje dhe e përmasës gjithëpërfshirëse që përmban ky status, që i rrafshon të gjitha dritëhijet e një jete, duke e shndërruar individin në një copë letre, në një dokument, nga i cili varet e drejta e ekzistencës së tij. |