Title : | Vajza që luante me zjarrin : roman | Other title : | Flickan Som Lekte Med Elden | Material Type: | printed text | Authors: | Stieg Larsson, Author ; Alina Karaulli, Translator | Publisher: | Tiranë : Botimet Dudaj | Publication Date: | 2010 | Series: | Letërsi Europiane | Pagination: | 513 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-99943-01-84-3 | Price: | 1200 lekë | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Swedish (swe) | Descriptors: | Swedish literature
| Class number: | 839.7 | Abstract: | Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme. Ajo vendos t'u shpallë luftë figurave të errëta të industrisë së trafikimit të seksit dhe i përdor zotësitë e saj të jashtëzakonshme si hacker për të vazhduar hetimin e nisur nga miku im saj i dikurshëm, Mikael Blomkvisti, botuesi i revistës "Milenium". Por, sapo del nga apartamenti i saj i fshehtë, ajo ngatërrohet në një vrasje të dyfishtë dhe kërkohet nga policia për një të tretë... Salanderi mund të gjendet vetëm nëpërmjet kompjuterit. Por ajo mund të hyjë pothujase në çdo rrjet që dëshiron. Askush nuk ia kalon për mendjemprehtësi, vendosmëri dhe mizori. Por, ndërkaq, e ndjekur jo vetëm nga skuadra e inspektor Bublanskit, por edhe nga çdo forcë policore në Suedi, ajo është krejt e pambrojtur. Po ashtu, është pre e burrave të dhunshëm, që nuk ndalen para asgjëje për të mbrojtur skemat e tyre kriminale. Salanderi duhet të zhvarrosë dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën, para se ta gjejnë ndjekësit e saj. "Vajza që luante me zjarrin" është vëllimi i dytë i triologjisë së mrekullueshme të Stieg Larsson-it : "Millenium". Raport Special: Mikael Blomkvisti heton. Botuesi i "Millenium"-it ka nisur ekspozimin më shpërthyes e më gjithëpërfshirës të industrisë shumëmilionëshe të trafikimit të seksit në Suedi dhe lidhjeve të saj ndërkombëtare. Vrasje e dyfishtë në një apartament në Stokholm. Gjenden dy të vdekur. Pranë vendngjarjes zbulohet arma e dyshuar e krimit. Policia çoroditet nga vrasjet profesioniste në lagjen e banuar. Lisbetë Salanderi kërkohet nga të gjitha forcat policore në Suedi. E dyshuara kryesore për tri vrasje, ish-analistja e sigurimit, Salanderi, is hmanget kërkimit mbarëkombëtar. Inspektor Bublanski udhëheq skuadrën e Stokholmit. | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17674 |
|  |