Abstract: | Kur dëgjuan Sejdo Bajramoviqi e Atifete Jahjaga se do të bëhen kryetarë? A ka ardhur koha që pas "shqiptarëve të ndershëm" të kërkohen "myslimanët e ndershëm"? Këto janë pjesë të pyetjeve heretike, aso që po i shtrohen Kosovës dhe shqiptarëve në kohën kur një shqiptar nga Kaçaniku pretendon se po e çliron Mosulin prej qytetarëve të tij arabë, një tjetër nga Marevci organizon valle para diktatorit libian, Gjykata Kushtetuese merret me retrovizorin e një kombi Volkswagen ndërsa një komandant nga Skënderaj përcakton qëndrimin amerikan ndaj natyrës së rendit dhe të ligjit në Kosovë. Veton Surroi, në dymbëdhjetë ese të shkruara nergut për këtë libër, tregon dramën e sotme të shteteve të shqiptarëve. |