Title : | Nevoja dhe rëndësia e formimit të personelit në biyneset e vogla (NVM) në rajonin e Ferizajit : studime të Magjistraturë - cikli i dytë | Material Type: | printed text | Authors: | Egzon Guri, Dissertant ; Selajdin Abduli, Thesis advisor | Publisher: | Tetovë : Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë - UEJL | Publication Date: | 2018 | Pagination: | 105 p. | Layout: | ill. | Size: | 30 cm | General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes Appendix | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Economy and business
| Abstract: | Abstrakt
Temën të cilën e kam përzgjedhur që ta trajtoj i përket fushës së biznësit dhe ekonomisë në përgjithësi në rajonin e Ferizajit. Ndërmarrjet janë njësi themelore të prodhimit ose të shërbimeve tregëtare në kuadër të një sistemi ekonomik të një vendi. Komponentet kryesore të ndërmarrjes janë njerëzit, lënda e parë ose materiali që e përpunon, teknologjia të cilën e shfrytëzon , produkti ose shërbimi që ofron dhe ambienti ku punon. Përveç këtyre komponentve, ndërmarrja duhet të i plotësojë edhe dy kushte të tjera për të ekzistuar. Ndërmarrjet ekonomike janë të llojllojshme por në bazë të disa kritereve mund të bëhet një klasifikim i tyre. Në bazë të disa kritereve ndërmarrjet zakonisht ndahen në ; ndermarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha. • Ndërmarrjet e vogla janë ato të cilat punësojnë më së shumti deri në 4 punëtor.Këto janë kryesisht biznese familjare pa të punësuar së jashtmi. • Ndërmarrjet e mesme janë ato të cilat punësojnë prej 5 punëtor minimumi deri në 49 punëtor maksimumi. • Ndërmarrjet e mëdha janë ato të cilat kanë të punësuar më tepër se 50 punëtor. Ndërmarrjet e Vogla dhe të mesme janë një nxitës shumë i rëndësishëm i rritjes punësimit dhe inovacionit në Evropë . NMV-të përfaqësojnë më shumë se 90 për qind të bizneseve dhe përbëjnë dy të tretat e punëtorëve aktiv në Bashkimin Evropian.Këto shifra janë edhe më kuptimplota në Kosovë . Sipas disa të dhënave kompanitë me më pak se 250 punëtorë përbëjnë rreth 99 për qind të punësimit në Kosovë . Ata përfaqësojnë pjesët kryesore të bizneseve dhe janë krrucial për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë dhe krijimin e punësimit. Megjithatë, Kosova ende përballet me sfidat e konsiderueshme në këtë fushe kjo është arsyeja që Akti për Biznese të Vogla apo implementimi i saj ka rëndësi shumë të veçantë për Kosovën, ku pikë së pari ai i përcakton parimet të cilat janë thelbësore për krijimin e një fushe të barabartë për NVM-të. Dhe e dyta që ofron rekomandime konkrete dhe afatgjata për Kosovën duke thjeshtësuar kështu mjedisin rregullativ dhe të politikave dhe duke larguar barrierat e mbetura që pengojnë zhvillimin e tyre.
Abstract
The subject I have chosen to deal with u concerns business and economy in the region of Ferizaj Enterprises are basic units of production or trade services within a country's economic system. The main components of the enterprise are people, raw material or material that it processes, the technology it uses, the product or service it offers and the environment where it works. In addition to these components, the enterprise must meet two other conditions to exist. Economic enterprises are diverse but based on some criteria they can be classified. Based on some criteria the enterprises are usually divided into; small, medium and large enterprises. Small enterprises are those that employ up to 4 employees. These are mostly family businesses without outsourcing. Medium sized enterprises are those employing up to 5 workers up to a maximum of 49 workers. Large enterprises are those that employ more than 50 workers. Small and medium enterprises are a very important promoter of employment, growth and innovation in Europe. SMEs represent more than 90 percent of businesses and make up twothirds of active workers in the European Union. These figures are even more meaningful in Kosovo. According to some data companies with less than 250 employees account for about 99 percent of employment in Kosovo. They represent the main business segments and are critical to developing the economy in Kosovo and creating employment. However, Kosovo still faces considerable challenges in this area, which is why the Small Business Act or its implementation is of particular importance to Kosovo, where it first sets out the principles that are essential to the creation of a field equal to SMEs. And the second that offers concrete and long-term recommendations for Kosovo by simplifying the regulatory and policy environment and removing the remaining barriers that hamper their development. | Contents note: | Contents; Abstrakt; Abstract;Hyrje ; Lënda e hulumtimit; Synimet dhe objektivat e punimit; Vlera Historike dhe praktike e punimit; Kapitulli I Parë; Natyra Dhe Karakteristikat E NVM-ve; Ndërmarrësia dhe NVM-të; Klasifikimi I NVM-ve Në SHBA dhe BE; Klasifikimi I NVM-ve në rajon dhe Kosovë; Përparsitë dhe dobësitë e përgjithshme të NVM-ve; Të dhënat e përgjithshme për NVM-të në rajonin e Ferizajit; Mjedisi i biznesit dhe korniza ligjore në rajonin e Ferizajit; Faktorët e suksesit dhe pengesat në zhvillimin e NVM-ve në rajonin e Ferizajit; Strategjia për zhvillimin e NVM-ve në rajonin e Ferizajit 012-2016; Situata ekonomike e tanishme në Kosovë dhe në rajon; Treguesit kryesor ekonomik dhe rritja e sektorit privat; Strategjitë relevante të Kosovës; Pasqyrë e sektorit të NVM-ve në Kosovë; Strategjia për Zhvillimin e NVM-ve në Kosovës për periudhën 2012-2016; Përmirësimi i përkrahjes ndërministrore për implementimin e Strategjisë për NVM; Rritja domethënëse e numrit të NVM-ve për të hyrë në sektorin formal ; Përmirësimi i Qasjes së NVM-ve në Financa ; Roli i përgjithshëm i NVM-ve; Bizneset e vogla si inovatorë; Bizneset e vogla si kooperime satelitore; Roli i përgjithshëm në zhvillimin ekonomik të (Rajonin E Ferizajit Bpv / Punësimi); Rëndësia dhe menaxhimi i burimeve njerëzore; nocioni dhe rëndësia e burimeve njerëzore; Dallimi në mes të nocionit “Menaxhim I Personelit” dhe “Menaxhimi I Burimeve Njerëzore” ; Roli I departamentit (menaxherit) të burimeve njerëzore; Sfidat e menaxhmit të burimeve njerëzore në shek.21; proceset kryesore të sigurimit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore në një ndërmarrje ; Planifikimi (parashikimi); Rekrutimi dhe selektimi; vlerësimi dhe motivimi; Shpërblimi; Zhvillimi profesional; Korniza ligjore dhe të drejtat e punëtorëve në Kosovë; Formimi i burimeve njerëzore në NVM; dallimi në mes të menaxhimit të bnj në ndërmarrjet e mëdha dhe në NVM; Karakteristikat e menaxhimit të burimeve njerëzore në NVM; Zhvillimi i personelit si proces i menaxhimit të burimeve njerëzore; Formimi i personelit; Qëllimi, rëndësia dhe llojet e formimit; Analiza e nevojës për formim (Tna); Identifikimi I boshllëkut të kompetencave; Planifikimi i programit të formimit , metodat dhe format e formimit; Vlerësimi I programit të formimit; Ndërlidhja e procesit të formimit të personelit me aktvitetet tjera të menaxhimit të burimeve njerëzore; Hulumtim empirik mbi formimin e personelit në nvm-të në rajonin e ferizajit; qëllimi i hulumtimit dhe definimi i hipotezave; metodologjia e hulumtimit; Procesi i hulumtimit; përzgjedhja e mostrës; Mbledhja e të dhënave; Përpunimi (analiza) e të dhënave; Rezultatet e hulumtimit - analiza e nevojës për formimimin e personelit në nvm në Kosovë; prezantimi i rezultateve të hulumtimit; Sugjerime për hulumtime të mëtutjeshme; përfundimi; literatura e shfytëzuar; | Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_125033.pdf | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17485 |
|