Title : | Heqja e të drejtës prindore në sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë : studime të Magjistraturë - cikli i dytë |
Material Type: | printed text |
Authors: | Adelina Halili, Dissertant ; Emine Zendeli, Thesis advisor |
Publisher: | Tetovë : Fakulteti Juridik - UEJL |
Publication Date: | 2017 |
Pagination: | 57 p. |
Layout: | ill. |
Size: | 30 cm |
General note: | Includes bibliographical references
Includes bibliographical footnotes
Includes Appendix |
Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) |
Abstract: | Sipas dispozitave të nenit 40 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, fëmijët gëzojnë mbrojtje të veçantë shoqërore të organizuar nga ana e shtetit, në këtë kontekst, prindërit kanë të drejtë dhe detyrë që të kujdesen për mbajtjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre. Gjithnjë në këtë frymë, Republika u siguron mbrojtje të veçantë fëmijëve pa prindër dhe fëmijëve, të cilët për çfarëdo arsye kanë ngelur pa kujdes prindëror. Kujdesi ndaj fëmijëve konsiderohet si interes parësor në çdo familje dhe në çdo shoqëri bashkëkohore. Fillimisht, duke pasur parasysh lidhjen specifike që egziston ndërmjet prindërve dhe fëmijëve është detyrë e prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre të mitur. Mirëpo, duke qenë të ndërgjegjshëm se fëmijët janë kategoria më e ndijshme e shoqërisë, dhe se ato janë ardhmëria e një shoqërie, shteti dhe shoqëria janë të interesuar që kjo kategori e rëndësishme e shoqërisë të gëzojë përkujdesje dhe mbrojtje të veçantë jo vetëm brenda kornizave të familjes por edhe nga ana e organeve kompetente dhe gjykatave, sidomos në rastet kur prindi keqpërdor të drejtën prindore, ose tregon pakujdesi të rëndë në ushtrimin e saj, ose ndikon negativisht në edukimin e fëmijës me veprimet e tij. Edhe pse asnjë autoritet nuk mund të zëvendësojë ngrohtësinë prindore, rritjen dhe edukimin në një ambient familjar, në rastet e lartëpërmendura vjen në shprehje ndërhyrja e organit kompetent dhe prindit i hiqet e drejta prindore me vendim gjyqësor. E shoh të arsyeshme të bëj një hulumtim të tillë pasi që sado që heqja e të drejtës prindore objektivisht mund të tingëllojë si ndërmarrje e një veprimi të thjeshtë procedural, në esencë një vendim i tillë është i lidhur ngushtë me aspektin emocional të lidhjes së prindërve mefëmijët. Edhe pse me vendimin për heqjen e së drejtës prindore në çdo rast shiqohet interesi më i mirë i fëmijës, nuk është aspak e lehtë ndarja e tyre, përkundrazi është prekëse. |
Contents note: | E drejta prindore; Vërtetimi i atësisë dhe amësisë; Kontestimi i atësisë dhe amësisë; Ushtrimi i të drejtës prindore; Shkaqet e heqjes së të drejtës prindore; Pasqyra historike për heqjen e të drejtës prindore në të drejtën romake; Pasqyra historike për heqjen e të drejtës prindore në të drejtën zakonore shqiptare; Procedura për heqjen e të drejtës prindore; |
Link for e-copy: | https://repository.seeu.edu.mk/sites/thesis/ThesisSharedDocs/MA_118113.pdf |
Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=17458 |