Abstract: | Libri "TRAJTESA LEKSIKO-FRAZEOLOGJIKE TË SHQIPES" është kurorëzim i një pune hulumtuese e studimore trembë-dhjetëvjeçare (2002-2015), përmbledhje e referimesh gjuhësore të mbajtuia në seminare, konferenca e simpoziume kombëtare e ndërkombëtare. Disa nga punimet kanë qenë të botuara më parë edhe në revista të ndryshme shkencore, si në Maqedoni, në Koso-vë, në Shqipëri etj. Shumë nga punimet në këtë libër jepen në variante më të plota, me të dhëna e interpretime të reja, të cilat përforcojnë men-dimet shkencore të mëparshme, kurse disa të tjera shohin këtu dritën e botimit për herë të parë. Të gjitha këto shkrime trajtojnë çështje nga fusha e leksi-kologjisë dhe e leksikografisë shqipe. Synimi i tyre i përgjithshëm ka dy boshte themelore : boshtin hulumtues dhe atë studimor. Hu-lumtues, sepse një kohë të gjatë kam hulumtuar dhe kam gjetur burime të ndryshme nga fusha e leksikologjisë dhe e leksi-kografisë; këto marrin dimensione të reja falë interpretimeve e studimeve të thelluara me qasje interdisiplinare, duke ndjekur një metodologji bashkëkohore, e cila sjell rezultate të reja e të llojit të vet. Të ripara, ndonjëherë edhe të plotësuara, ato në këtë vëllim paraqiten të grupuara në katër pjesë. Në pjesën e parë shqyrtohen shkrimet për Leksikun dhe njësitë frazeologjike në aspekti sociolinguistik, duke i grupuar në pesë tituj, sipas tematikës që trajtojnë. Në pjesën e dytë përfshihen Studime për njësitë frazeologjike të gjuhës shqipe dhe 6 shkrime që lidhen me këtë temë. Në pjesën e tretë janë Kontaktet gjuhësore në hapësirat ballkanike, në pesë shkrime sipas tematikës së dhënë; në pjesën e katërt kemi përfshirë Studimet leksikore e frazeologjike të disa autorëve të shquar shqiptarë të periudhave të ndtyshme. |