Abstract: | Dy grabitje të bujshme kanë ndodhur. Njëra në kohën tonë, në një apartament buzë detiti në Durrës, ku janë vjedhur mijëra euro tjetra përpara disa shekujsh, në katedralen e një qyteze mesjetare, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë. Çfarë lidhjesh kanë këto dy grabitje njëra-tjetrën?
Dy njerëz hetojnë për të zbuluar grabitësit: Etnologu Tristan Bardhi, një intelektual bashkëkohor dhe murgu mesjetar Martin de Chassagne. Përgjat hetimeve duke kapërcyer ndarjet shekullore në kohë ata zbulojnë njëri – tjetrin, përballen me enigma të papritura dhe hedhin dritë secili në kohën e vet mbi epokat kur kanë jetuar, mbi paranë, pushtetin, pavdekësinë e shpirtit, seksin, historinë dhe gjithçka që e bën njeriun të mendohet kur kërkon kuptimin e jetës së tij. |