Abstract: | Me disa ndryshime dhe plotësime që janë bërë, bosht i këtij punimi është veçimi i disa karakteristikave fiziko-gjeografike të rajonit; Sharri-Malësia e Tetovës. Vështrim gjeografik. Përcaktimi për këtë temë justifikohet për shumë shkaqe, prej të cilave do ti veçoja tri:
1. Nga se për këtë hapësirë është shkruar fare pak, që në një mënyrë ka mbetur jasht kornizave kërkimore-shkencore.
2. Ngase ky rajon paraqet një tërësi specifike interesante për studime multidiciplinore shkencore, posaçërisht në aspektin gjeografik. Është një rajon karakterisitik në të cilin është ruajtur homogjentiteti gjuhësor, etnografik, konfensional kulturor, psikologjik, ekonomik e social. Malsia e Tetovës e ka ruajtur gjuhën e pastër shqipe, i përket një përcaktimi fetar, kanë veshmbathjen malësore, traditë, doke e zakone identike njëri vendbanim me tjetrin.
3. Si pjestar i kësaj treve e kam ndier për obligim që sado pak të jap një kontribut, shpresoj, objektiv e shkencor. |