Abstract: | Sivjet bëhen 178 vjet nga lindja dhe 100 vjet nga vdekja e Xhemajl Abrisë. Kur përmendet fshati Abri, në trevat shqiptare, menjëherë kujtohet plaku i urtë, i mençur dhe pleqnari i afirmuar Xhemajl Abria. Të ralla janë rastet kur ndodh të jesh i pranishëm në ndonjë tubim; në oda, kulla dhe vende të tjera, e të mos dëgjosh të rrëfehet dicka nga thesari i mençurisë së Xhemajl Abria", Kur e kishin pyetur Xhemajl Abrinë","U shty mexhelisi, se nuk erdhi Xhemajl Abria"…! "Sa për Drenicë, burrë mentar, t’nershëm e t’pa hile n’mexhelis, si Xhemajl Obrinë s’kemi pasë. Shumë nga fjalët, anekdotat dhe pleqnitë të Xhemajl Obrisë, kanë mbetur, por relativisht pak, në krahasim me zërin e madh që ai gëzon në Drenicë dhe më gjërë". |