Abstract: | Një kohë të gjatë, teksa po shpurdhej mundimshëme në shtratin e zhubrosur, herë duke e strukur kokën nën kresën butëloshe, herë duke e nxjerrë sipër saj, gjithmonë i kapërthyer nga një jermi e rëndë, për një çast sytë i ngulte nga dritarja që ndodhej kundruall tij. Dhe, duke u përqendruar midis suazave të saj, çuditërisht e vëzhgonte me një zell të paparë; vetmevete rremendej e ngushëllohej sikur ofrohej përpara një vrime, e cila i dukej e mjaftueshme për të hyrë e për të dalë, sa herë t’ia thoshte mendja e tij. |