Abstract: | Punimi shkencor i Ilir Shaqirit me titullin Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës ka Burimet dhe literaturën, Anketat – bashkëbisedime me tetë subjekte – meshkuj e gra, gjashtë ninulla të notizuara, Parashtresën, domethënë hyrjen dhe përfundimin. Në punimin e tij Estetika dhe semiotika në krijimtarinë artistike të nënës, Ilir Shaqiri ka marrë në shqyrtim shumë çështje që lidhen me ninullat; me përmbajtjen e tyre, me kuptimin e tyre, me trajtat e tyre, me bukurinë e tyre, me përbërjen e tyregjuhësore figurative, me ndikimin e besimeve të ndryshme popullore në to, me mjetet me të cilat sendërtohen ato, e të tjera. |