Abstract: | Në vitet nëntëdhjetë të shekullit XX, në mënyrë dramatike u keqësua gjendja sociale e shqiptarëve në Kosovë. Pushteti serb, me synim nënshtrimi të tyre, filloi të përdorte edhe armën më të tmerrshme: urinë. Me mijëra punëtorë u larguan me dhunë nga puna. Nxënës, studentë e arsimtarë, u larguan nga shkollat dhe Universiteti… Lindi një sfidë e madhe për të gjithë njerzit e humanitetit dhe të vullnetit të mirë.
Intelektualë të shquar të Kosovës dhe njerëz të vullnetit të mirë, nuk qëndruan duarktyq. Të prirë imzot Nikë Prela, Dr. Don Lush Gjergji, Anton çetta, Dr. Resmije Kryeziu, Dr. Gani Demolli, Dr. Simë Dobreci dhe shumë të tjerë, me 10 qershor 1990, themeluan SHHBK ”Nëna Tereze”. Shoqata rriti rrjetin e degëve, nëndegëve dhe aktiveve. Numri i veprimtarëve humanitarë arriti mbi 7 mijë. |