Abstract: | "Kur më 1986 u njoha me dr. Gani Demollin, ai kishte ardhur në zyrën time për të kuptuar se çishte bërë me pagën që i takonte, e të cilën nuk e kishte marrë për punën dyvjeçare që e kishte bërë në Libi. Me qëndrim burrëror m’i shtronte argumentet, ndaj të cilave unë vetëm mund t’i rrudhja krahët. E kishte të drejtën në anën e tij, por drejtësia s’ishte me të. Ganiu ishte Don Kishot që luftonte kundër mullinjve të korrupsionit të personifikuar. Kahet tona profesionale vështirë që do të na bashkonin edhe ndonjëherë në vendin e njëjtë. Por ndodhi që edhe unë, edhe ai, si shumë e shumë mijëra shqiptarë, të mbeteshim pa punë për shkak të bindjeve tona morale dhe politike, nga fillimi i vitetve 90. Kështu pa e menduar kurrë, shkatërimi i paramenduar i tërë një sistemi na bëri bashkë sërish nga viti 1991-Ganiu me Alushin dhe shokët e tjerë të pandashëm, si aktivistët më të dalluar të degës "Nëna Terezë" në "Kodër të Trimave" në njërën anë, dhe mua, si anëtare e re e Këshillit për Mbrotjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, në anën tjetër. Kishim një cak të përbashket: të luftonim me atë çfarë kishim në dorë, në mënyrë që të mbeteshim në Kosovë për ta bërë atë një vend të denjë për të jetuar. |