Abstract: | Jam i sigurt vetëm për kohës dhe vendin: 2 mars 1908 Chicago. Përtej kësaj ka vetëm mjegullimë të historisë dhe të dhimbjes, kurse unë tash e marr guximin: Herët në mëngjes, një burrë i ri thatanik i bie ziles në rezidencën e George Shippyt, shefit të frikshëm të policisë së Chicagos, në Lincoln place 31. Shërbetorja, e njohur si Theresa, e hap derën, e shikon burin e ri prej këpuceve të baltosura deri te fytyra e ti zeshkane dhe buzëqeshet me ironi, duke i bërë me dije se duhej ta kishte një arsye të fort përse kishte ardhur. Buri i ri kërkon ta takoj Shefin Shippy personalisht. Me një theks të ashpërt gjerman, Theresa i thot se është shumë herët dhe se Shefi Shippy kurë nuk do ta takoj askënd para ores nëntë. Ai i falenderohet me buzëqeshje dhe i premton se do të kthehet në orën nëntë. Ajo nuk mund tja përcaktoj theksin; do tja tërheq vëmendjen Shippyt se i huaj që kishte ardhur ta takonte, dukej shumë i dyshimtë. |