Abstract: | Për një kohë të gjatë gjakmarrja ka qenë një subjekt i preferuar në drama (Hamleti i Shekspirit), në opera (Elektra e Riçard Shtrausit) , në teori psikanalitike (Moisiu dhe Monoteizmi i Frojdit), në teologji (hakmarrja përmes përmbytjeve) dhe në filozofinë morale (në shkrimet e Kantin, të Hegelit e të Niçes). Për shkak të cilësive të pazakonta të gjakmarrjes, përfishirë ndër të tjera intransigjencën dhe intensitetin e saj, si edhe specifikën personale, deri më sot studiuesit e shkencave sociale përgjithësisht e kan anashkaluar këtë subjekt , duke ua lënë atë në dorë dramaturgëve, shkrimtarëve, psikanalistëve, teologëve dhe filozofëve moralistë. Profesor Fatos Tarifa në menyrë briliante vjen të mbushe këto hapsirë, duke dhënë kontribute të rëndësishme, të cilat do të sensibilizojnë studiues të tjerë të shkencave sociale për të studiuar rolin që luan gjakmarrja në shoqëri. |