Abstract: | Liqeni i Batllavës sapo lëshonte shtat, duke mledhur ujin e shumë përroskave. Madje kishin filluar të vinin edhe turistë ditorë ne Orllanku, pos një shkolle tetëvjeçare,stacionit të policisë,gjysmë ambulance vetëm për injeksione dhe disa shtëpive aty-këu,nuk kishte asgjë tjetër. Ujët e liqenit kishte mbuluar shtëpitë,koshat dhe çdo gjë tjetër që fshatarët,banorë të disa lagjeve,nuk mund t’i merrnin me vete në vendbanimet e tyre të reja. U derdh edhe shumë lot për shtëpitë e lindjes që u bënë gërmadha,por ,megjithatë,shteti nuk ndau kompensime sa për një fillim të ri,nddërsa Prishtina dhe termocentralet siguruan ujë të nevojshëm. |