Abstract: | Pronësia Intelektuale është e drejta ligjore mbi krijimtarinë intelektuale në fushën e industrisë, shkencës, letërsisë dhe arteve. Shoqëria e sotme shqiptare vjen nga një trashëgimi e varfër dijesh, ligjesh e praktikash të trajtimit të të drejtave dhe nga një mungesë thuajse e plotë edukimi në këtë fushë, rrjedhojë e dominimit për një kohë të gjatë të koncepteve dhe praktikave ligjore të shtetit totalitar, i cili nuk njihte apo nëpërkëmbte haptazi të drejtat e krijuesve dhe shpallte thuajse gjithçka pronë ekskluzive të tij. Për rrjedhojë, edukimi, përmirësi i legjislacionit dhe i praktikave të dhënies dhe mbrojtjes së të drejtave të pronësis intelektuale, përbën sot një nga problemet dhe sfidat më të mëdha të afrimit konceptual, moral, ligjor dhe ekonomik të shoqërisë dhe vendit tonë me Europen dhe pjesën tjetër të përparuar të botës. Hapa të rëndësishëm janë bërë përpara në këtë drejtim në vitet e fundit. Por, mbetet ende shumë për të bërë më tej në të ardhmen. |