Abstract: | Ky libër në brendinë e vet përmban shkrime, punime e studime të fushave të ndryshme, nga ajo e letërsisë, gjuhësisë, kultures, publicistikës, politikës etj., të botuara nëpër revista, tekste përmbledhjesh të ndryshme nga aktivitetet shkencore të zhvilluara nëpër konferenca e simpoziume, gjatë një periudhe të gjatë kohore. Lënda e trajtuar sipas specifikave të veçanta, e shumë fushave, dhe qasja që kërkon forma dhe metoda që i përgjigjen këtij lloji të përpilimit libror me përmbajtje shumëdimensionale, ku fjala dhe kuptimi i saj do jehojë ose do të shërbejë si teh i mprehtë për fenomenet që e meritojnë atë. |