Abstract: | Pas disa monografive të suksesshme për figura historike si ajo për Dom Nikollë Kaçorrin dhe Musa Demin, historiani i palodhur, një ekspert dhe arkiv i gjallë veçmas për historinë e Çamërisë, Hajredin Isufi apo "profesori", siç e njohin të gjithë, publikon një monografi të re kushtuar një figure pothuaj aspak të njohur, nj libër për Jasin Sadikun, kapedanin çam të Margëlliçit, i cili rezulton një figurë interesante e historisë së Çamërisë në vitet ’30-‘ 40 të shekullitë të kaluar, pikërisht në atë periudhë kur u vendos fati tragjik i kësaj treve shqiptare që, për fat të keq, iu dhurua Greqisë jo vetëm nga fuqitë e Mëdha që bënin ligjin mbi kufijtë e Ballkanit të asaj kohe, siç thuhet rëndom në literaturën historike, por u vulos edhe si rezultati i marrëveshjeve të hapura të fshehta të fqinjëve në kurriz të shqiptarëve, siç ishte rasti i marrëveshjes greko-turke për shkëmbimin e popullsisë. |