Abstract: | Nuk besoj ta teproj, po ta cilësoj këtë libër të Shpëtim Pollozhanit si një enciklopedi të vuajtjes gjer në mbijetesë. E pse jo, edhe si një guidë gjeografike, për të na njohur me burgjet e Maqedonisë së Titos, si: burgu i Strugës e Ohrid, Manastirit, Idrizovës e i Kotorrit, burgje ku u tret edhe një pjesë e mirë e rinisë së autorit në vitet "80". Në këtë odise apo roman të jetës së autorit, nëpërmjet aq e aq episodesh interesante e prekëse, të përjetuara nga ai vetë, ndeshemi edhe me zhanrin e memorialit, dhe me një biografi të letrarizuar. |