Abstract: | Pas kthimit tim nga Gjermania vendosa të përqëndrohesha në krijimin e bazave të të studiuarit të diplomacisë në Kosovë. Në vjeshtën e vitit 2006, së bashku me një grup kolegësh, e krijuam degën e parë të studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë. Kosova ende nuk ishte shpallur shtet, procesi i bisedimeve për statusin kishte filluar, por njohuria teorike për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacinë ishte e mangët. Për dy vite me radbë. deri në momentin e marrjes së detyrës së shefit të misionit të parë diplomatik të Republikës së Kosovës në Austri, punuam intensivisht për ta bërë të afërt për opinionin publik diplomacinë, duke publikuar një numër librash nga kjo fushë dhe duke përgatitur kuadro profesionale për diplomacinë. Në këtë proces ishte i përfshirë drejtpërdrejtë edhe autori i këtij libri -Fatmir Fazliu. Z. Fatmir Fazliu e njoh që nga mosha e tij shtatëvjeçare, si rrjedhojë e një bashkëpunimi intensiv politik për lirinë e Kosovës me babën e tij z. Ramosh Fazliu. Me rastin e angazhitnit tim në Universitetin e Prishtinës dhe në Kolegjin Universitar Victory, me kolegun Fazliu kam pasur raporte të shumta profesionale e shoqërore: ai ka qenë një nga bashkëpunëtorët e mi më të afërt, student imi në KoLegjin Victory në programin master, ka qenë bashkëpunëtor imi profesional dhe asistent si dhe është angazhuar edhe në projekte të ndryshme të përbashkëta si monitorimi i medieve, bulumtimi i opinionit publik etj. Z. Fazliu ka pasur sukses të shkëlqyeshëm në studime dhe është dalluar për nivel të lartë profesional si asistent, hulumtues dhe Ugjërues. |