Abstract: | Për hartimin e kësaj përmbledhjeje është shfrytëzuar literatura e shënuar në fund të librit, ku teksti i detyrave është marrë nga literatura [5]. Në këtë përmbledhje, detyrat janë nga statika ne rrafsh: ajforcat të cilat veprojnë përgjatë një drejtëze; forcat, vijat e veprimit të të cilave prehen në një pikë, b) forcat paralele. Të gjitha detyrat janë zgjidhur, pra janë fituar rezultatet e dhëna, si dhe janë shkruar programet në gjuhen programuese C++. Kjo përmbledhje është përpiluar për nevojat e studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë dhe mund te përdoret edhe nga studentët e FSHTA në Mitrovice, FSHTA në Ferizaj, FXM ne Mitrovicë si dhe nga studentët tjere të cilët kanë interesim për mekanikën teorike dhe për programim në gjuhën programuese C++. Merita të veçanta për këtë permbledhje kanë profesorët e nderuar Prof. Dr. Thanas Gaçe, Universiteti Politeknik - Tiranë, Prof. Dr. Agni Dika, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë dhe Prof. Dr. Fetah Jagxhiu, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Prishtinë, të cilët e lexuan tekstin me kujdes, ku sugjerimet e tyre të çmuara, kanë qenë profesionale dhe të mirëseardhura. Me këtë rast iu shprehi falënderimet e mia më të sinqerta. Falënderime dhe respekt redaktorit profesional Mr.sc. Fatmir Azemit, vizatuesit të figurave, studentit të shkëlqyeshëm të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë Fevzi Kafexhiut, si dhe lektores së tekstit Mr. sc. Sadete Pllanës. Falënderoj edhe miqtë e mi të nderuar, të cilët me përkrahen për t'u botuar kjo përmbledhje. |