Abstract: | Për hartimtn e kësaj përmbledhjeje është shfrytëzuar literatura, e cila është paraqitur në fund të librit. Në këtë përmbledhje, detyrat e parashtruara janë nga këto fusha: a) Mbledhja dhe shpërndarja e lëvizjes se pikës. Mbledhja e shpejtësive të pikës. Mbledhja e shpejtimeve te pikës gjatë lëvizjes bartëse translative. Mbledhja e shpejtimeve të pikes gjatë transmetimit te lëvizjes rrotulluese rreth aksit të palëvizshëm. b) Lëvizja plan paralele e trupit të ngurtë. Ekuacionet e lëvizjes së figurave te rrafshëta dhe pikave të saj. Shpejtësitë e pikave të trupit të ngurtë gjatë lëvizjes plan paralele. Qendra e çastit. Të gjitha detyrat jepen të zgjidhura, pra, janë përftuar rezultatet e dhëna. Për një pjesë të detyrave janë shkruar programet në gjuhën programuese C+-K Kjo përmbledhje është hartuar për nevojat e studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë dhe mund të përdoret edhe nga studentët e FSHTA në Mitrovicë, FSHTA në Ferizaj, FXM në Mitrovicë, si edhe nga studentët tjerë, të cilët kanë interesim për mekanikën teorike (kinematikë) dhe për programim në gjuhën programuese C++. Një ndihmesë të veçantë për daljen në dritë të kësaj përmbledhje më kanë dhënë recensuesit, prof. dr. Osman Muftic, profesor emeritus, Universiteti i Zagrebit, Fakulteti i Makinerisë dhe Anijendërtimtarisë, prof. asoc. dr. Agim Anxhaku, Universiteti Politeknik, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Tiranë dhe prof. dr. Agni Dika, Universiteti i Prishtinës, Fakuiteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, të cilët e panë tekstin me kujdes, të cilët merren me mekanikën teorike dhe me programim në gjuhën programuese C++. Sugjerirnet e tyre, të çrmuara, kanë qenë profesionale dhe të mirëpritura prej meje. Me këtë rast iu shprehi atyre falënderimet e mia më të sinqerta. Falënderoj në mënyrë të veçantë kryeredaktorin, Z. Refik Bekteshi, redaktorin profesional prof. asoc. dr. Agim Anxhaku, vizatuesin e figurave Suad Rama, si edhe lektorët e tekstit prof. dr. Agron Duro dhe Mr. sc. Sadete Pllana. Po keshtu falenderoj edhe miqtë e mi të nderuar, të cilët me përkrahën për ta botuar këtë përmbledhje. Gjatë përdorimit të përmbledhjes, padyshim që do të dalin në pah edhe mangesi të saj. Vërejtjet e studentëve që do ta përdorin, si dhe të specialistëve të cilëve do t'u bjerë në dorë, i mirëpresim. Ato do te na vlejnë për të bërë korrigjimet e nevojshme dhe për ta ripunuar e plotësuar në një ribotim të ardhshëm. |