Abstract: | Për hartimin e kësaj përmbledhjeje është shfrytëzuar literatura, e cila është paraqitur në fund të librit. Në këtë përmbledhje, detyrat e parashtruara janë nga këto fusha; Lëvizja e pikës: a) Trajektorja. Ekuacionet e lëvizjes së pikës, b) Shpejtësia e pikës, c) Shpejtimi i pikës. Lëvizja e njëtrajtshme e trupit të ngurtë-rrotullimi i trupit të ngurtë rreth akseve te palëvizshme. Transformimi i lëvizjeve themelore të trupit të ngurtë. Mbledhja dhe shpërbërja e lëvizjes së pikës. Ekuacionet e lëvizjes dhe trajektorja e lëvizjes së përbërëtëpikës. Të gjitha detyrat jepen të zgjidhura. Pra, janë përftuar rezultatet e dhëna. Përveç kësaj programet janë shkruar në gjuhën programuese C++. Kjo përmbledhje është hartuar për nevojat e studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë dhe mund të përdoret edhe nga studentët e FSHTA në Mitrovicë, FSHTA në Ferizaj, FXM në Mitrovicë, si edhe nga studentët tjerë, të cilët janë të tnteresuar për mekanikën teorike-kinematikë (mekanikën e aplikuar në makina) dhe për programim në gjuhën programuese C++. Nxitje dhe mbështetje për hartimin e kësaj përmbledhjeje më kanë dhënë pedagogët: Prof. dr. Osman Muftic, profesor emeritus, Universiteti i Zogrebit, Fakulteti i Makinerisë dhe Anijendërtimtarisë në Zagreb, prof. asoc. dr. Agim Anxhaku, Universiteti Politeknik, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Tiranë dhe prof. dr. Agni Dika, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë, të cilët e pane tekstin me kujdes, që merren me mekanikën teorike dhe me programim në gjuhën programuese C++. Sugjerimet e tyre, të çmuara, kanë qenë profesionale dhe të mirëpritura prej meje. Me ketë rast iu shprehi atyre falënderimet e mia më të sinqerta. Falënderoj ne mënyrë të veçantë kryeredaktorin Refik Bekteshi, redaktorin profesional prof. asoc. dr. Agim Anxhaku, vizatuesin e figurave Suad Ramën, si dhe lektoret e tekstit prof. dr. Agron Duro dhe Mr. sc, Sadete Pllana. Po kështu falënderoj edhe miqtë e mi të nderuar, të cilët më përkrahën përta botuar këtë përmbledhje. |