Title : | Partite politike, zgjedhjet dhe sistemet zgjedhore | Material Type: | printed text | Authors: | Etem Aziri, Author | Publisher: | Tetovë : Universiteti i Evropës Juglindore - UEJL | Publication Date: | 2015 | Pagination: | 848 p. | Size: | 24 cm | ISBN (or other code): | 978-6-08-450396-5 | General note: | Includes bibliographical references (p. [485-490])
Includes appendix (p. [492-501])
Includes bibliographical footnotes | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Election systems Political parties
| Class number: | 342.8 | Abstract: | Partitë Politike, Zgjedhjet dhe Sistemet Zgjedhore" është libri i tretë i Prof.dr. Etem Azirit,fokusi i të cilit është trajtimi i partive politike si fenomen global. Në vitin 2004 u botua libri "Partitë politike dhe demokracia", ndërsa dy vite më vonë u botua libri "Sociologjia e partive politike" në variantin e modifikuar të tij. Ky libër dallon nga dy të parët në dy segmentë të rendësishëm që janë,pjekuria e avancuar teorikoshkencore e autorit dhe tendenca e tij për të përfshirë në nj'ë libër të vetëm tre elementë kyç të sistemit politik dhe rendit demokratik si partitë politike, zgjedhjet dhe sistemet elektorale. Autori ka qenë i vetëdijshëm që në fillimet e punës së tij për kompleksitetin e lëndës së trajtuar, por çdo herë është motivuar dhe nxitur nga mungesa e theksuar e literaturës bazë në gjuhën shqipe të kësaj materie. Prof.dr.Etem Aziri niset nga nevoja për ekzistencën e një hallke lidhëse ndërmjet shkencës botërore dhe asaj vendore. Si hallkë lidhëse,sipas tij.do të sherbejne vetë studiuesit dhe autorët vendorë,të cilët do t'i servirin studiuesve shqipëtarë, studentëve, elitave politike dhe elektoratit shqiptar në përgjithësi, në gjuhë të thjeshtë e te kuptueshme, një bazë njohurisë të vlefshme rreth kësaj materie. Me fjalë të tjera, motivi kryesor i autorit ka qenë dhe mbetet përshtatia e "shkencës botërore" për lexuesin e ambientin politik shqiptar. Sipas autorit, njohësit e mirë të një problematike shkruajnë thjesht dhe qartë, e mbi të gjitha për nevojat e lexuesve të vendit të tyre. Për këtë arsye nuk është befasues fakti që autori ka preferuar të përdorë gjatë hulumtimeve të tij metodën krahasuese, duke pasqyruar qartë dhe kthjellët atë ç'farë ka ndodhur në shoqëritë me demokraci pluraliste te avancuar dhe Republikës së Maqedonisë, e cila vuan akoma pasojat e një tranzicioni të gjatë e sfilitës. Autori i trajton partitë politike si institucione dhe subjekte themelore të funksionitnit të rendit demokratik. Ai thekson faktin se nëpermjet luftës politike të partive politike ndërtohen rregullat e pluralizmit politik dhe jetës parlamentare,duke potencuar çdo herë faktin se pluralizmi politik e partiak në Republikën e Maqedonisë ka përjetuar një diskontinuitet prej më shumë se 50 vjetësh. | Contents note: | Disa shqyrtime të përgjithshme mbi partitë politike; Partitë politike dhe ideologjitë; Partitë politike në SHBA dhe disa vende Evropiane; Partitë politike në Republikën e Maqedonisë; Klasifikimi i partive politike; Roli shoqërorë i partive politike; Marrëdhëniet brendapartiake; Struktura organizative e partive politike; Anëtarësia dhe anëtarësimi; Partitë politike dhe sistemet partiake; Partitë politike dhe zgjedhjet; Partitë politike dhe sistemet zgjedhore; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=16441 |
|  |