Abstract: | Nevoja për këtë tekst universitar eshtë e kahmotshme. Teksti universitar: E drejta kushtetuese në gjuhën shqipe, përbëhet nga tre pjesë dhe gjashtëmbedhjetë kapituj, që si një tërësi reflektojnë objektin e studimit të së Drejtes kushtetuese, si disiplinë juridike-politike. Në këtë tekst universitar, autori ngërthen qasjet teorike, historike, krahasuese, pozitive dhe konkrete të së drejtës kushtetuese, me ç'rast lexuesit i ofrohet një gamë e gjerë e çështjeve dhe aspekteve aktuale juridike-politike qëformësojnë përmbajtjen e materies kushtetuese, me theks të veçantë në të Drejtën kushtetuese të RM-së si shkencë juridike konkrete. Andaj, ky tekst universitar me këtë përmbajtje dhe koncept të lën-dës, shpresojmë që, para së gjithash, t'u shërbeje studentëve të Fakultetit juridik të Universitetit të Evropës Jug-Lindore si një tekst themelor për përvetësimin e materies të së drejtës kushtetuese, si dhe opinionit mëtë gjerë per njohjen e materies kushtetuese. Si risi e veçantë e këtij teksti universitar, duhet të veçohet teksti i konsoliduar i Kushtetutës së Republikës se Maqedonisë, që si shtojcë e veçantë është dhënë në fund të librit, me çVast, për arsye pedagogjike, të gjitha XXXII Amendamentet kushtetuese për Kushtetutën e RM-së (të miratuar në periudhën kohore 1992-2011), janë të inkorporuar në nenet, paragrafët dhe alinetë e Kushtetutes së RM-së, në mënyrë që të lehtësohet shfrytëzimi i saj nga studentët e drejtësisë si dhe nga juristet shqip-tarë që punojnë në organet dhe institucionet e ndryshme shtetërore dhe publike. Autori i shpreh mirënjohje të veçantë recensuesit të këtij teksti universitar, Prof. Dr Osman Ismaili, profesor ordinar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"-Prishtinë, i cili me vlerësimet, sygjerimet dhe këshillat e tij mundësoi që ky tekst të merr formën dhepërmbajtjen e duhur. Autori ekonsiderontë mirëseardhurçdo sygjerim qëllimmirëqëdo tëkontribuonte në cilësinë e këtijteksti universitar. |