Title : | Shqipja, krishterimi dhe origjina e shqiptarëve | Material Type: | printed text | Authors: | Albert Riska, Author | Publisher: | Tiranë : Dituria | Publication Date: | 2012 | Pagination: | 174 p. | Size: | 21 cm | ISBN (or other code): | 978-992-8103-54-3 | Price: | 1000 lekë | General note: | Includes bibliographical references (p. 163-170) | Languages : | Albanian (sqi) Original Language : Albanian (sqi) | Descriptors: | Albanian language - History Language and culture
| Class number: | 491.991 | Abstract: | Për vëllimin e materialit gjuhësor që mund të ofrojë, si edhe për gjerësinë dhe thellësinë e problematikave që mund të paraqesë, Shqipja dhe krishterimi nuk mund të perligjet plotësisht si titull i një libri të vetëm, cilatdo qofshin përmasat e tij. Megjithatë ky libër është tashmë në dorën e lexuesve dhe mban pikërisht këtë titull. Kuptohet se ka disa arsye që na shtynë të përdorim një titull të tillë, kaq të përgjithshëm, i cili për këdo do të nënkuptonte një vepër me karakter shterues (të paktën në aspektin sasior). Si një arsye të parë të kësaj zgjedhjeje do të përmendnim faktin e thjeshtë se puna që pasqyrohet në këtë libër nuk ka përfunduar dhe as që mund të përfundojë, kështu që libri do të njohë botime të tjera, të pasuruara dhe, në qoftë se do të mundemi, edhç të përmirësuara. Është e natyrshme që ribotimet e mundshme të mbajnë gjithmonë ketë titull, duke shpresuar se në çdo përpjekje të re të mund të përligjim sa më shumë të jetë e mundur zgjedhjen tonë. Arsyeja e dytë qe përcaktoi këtë zgjedhje është e një natyre shkencore. Me këtë titull duam të promovojmë, në njëfarë mënyre, një problem të rëndësishëm për historinë e gjuhës sone. Ne besojmë se marrëdhëniet e gjuhës shqipe me krishterimin si ideologji dhe praktikë, për hapësirën kohore kur nisin dhe kur zhvillohen, duhet të trajtohen si një ndër çështjet më të rëndësishme të historisë së hershme të gjuhës shqipe dhe popullit shqiptar. | Contents note: | Rrethanat historiko-gjuhësore; Disa fjlë-dëshmi dhe historia e tyre; Shenjtorët e krishtere në toponiminë Shijon; | Record link: | https://library.seeu.edu.mk/index.php?lvl=notice_display&id=16418 |
|  |