Abstract: | “Hyrje në të drejtën e Unionit Evropian”, u botua në vitin 2007, nga Universiteti i Evropës Juglindore, dedikuar kryesisht studentëve të fakultetit juridik, por edhe atyre të administratës publike dhe shkencave politike. Pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës, (1 dhjetor 2009), dhe ndryshimeve që solli ky traktat, si në strukturën institucionale, ashtu edhe në politikat dhe në sistemin juridik të UE – së, u shtrua nevoja për një ribotim të këtij teksti universitar, konform nevolimeve të traktatit reformues të Unionit Evropian. Vetëkuptohet se me këtë botim të këtij libri, muk pretendojmë të përmbledhim tërë Traktatin e Lisbonës, sepse ky as që është objekt trajtimi i këtij botimi të dytë të tekstit “Hyrje në të drejtën e UE-së”. Traktati i Lisbonës kërkon trajtim më të thelluar dhe të veçantë. Madje vetem kjo temë, vetë për vete, është e denjë për një studim të posaçëm, gjë që e tejkalon dedikimin e këtij teksti universitar. Krahas ri-përpunimit të kapitujve tjerë nga botimi i parë, (konform zhvillimeve shumë dinamike trivjeçare në kuadër të sistemit juridik të Unionit Evropian), në këtë botim të dytë shtuam edhe një kapitull të ri-të fundit, ku japim të përmbledhura risitë kryesore që sjell me vete Traktati i Lisbonës. |